• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditë e Hapur në MPJ: Mundësitë për Bursa për studentë dhe të rinj

by A R
24/02/2017 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me nismën dhe përkujdesjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u zhvillua sot në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme aktiviteti “Dita e Hapur: Mundësitë për Bursa studimi për studentë dhe të rinj”.

Kjo nismë, e ndërmarrë për herë të parë, kishte si qëllim njohjen me mundësitë që vende të ndryshme të botës ofrojnë për nxënës dhe studentë shqiptarë për nivele të ndryshme të edukimit.

Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me 13 ambasada të vendeve të ndryshme të akredituara në Shqipëri informuan pranë stendave të tyre më shumë se 200 pjesëmarrës, nxënës dhe studentë të ekselencës, me programet e ndryshme arsimore që ofrohen nga vendet e tyre si dhe mundësitë dhe procedurat për përfitimin e bursave studimore.

Aktiviteti, ku morën pjesë dhe ambasadorët e vendeve respektive si edhe institutet akademike dhe kulturore të këtyre vendeve, u hap me fjalën përshëndetëse të Ministrit Ditmir Bushati. “Prindërit shqiptarë bëjnë sakrifica të panumërta për fëmijët e tyre. Duke e vendosur fokusin tonë tek të rinjtë, duke e hapur institucionin tonë më shumë ndaj të rinjve, krahas të gjitha inisiativave të mëparshme që kemi bërë në këtë drejtim, ne do të kemi një mundësi të re për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme zhvillimit tonë ekonomik e shoqëror” – u shpreh ministri i Jashtëm Bushati.

Duke iu referuar përvojës së tij personale për tërheqjen e vëmendjes së shtetit përkundrejt nevojës që ka planifikimi i zhvillimit të vendit, Ministri Bushati, nxiti një koordinim më të mirë të mendjeve të ndritura të së ardhmes, të cilat do të mund të shfrytëzohen më pas në rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore në vend. Ministri Bushati tha se “është përgjegjësia e secilit prej nesh që të jemi më idealistë, më patriotë dhe dijen që e përfitojmë nga këto institucione prestigjoze ta sjellim si një kontribut të shtuar për zhvillimin e atdheut tonë”.

Kjo ditë e hapur u mirëprit jo vetëm nga studentët dhe nxënësit por edhe nga vendet pjesëmarrëse, me bashkëpunimin e të cilëve aktivitetin do ta zhvendosim edhe në qytetet e tjera në vend. /a.m.

Next Post
Zgjatet me dy muaj arresti shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes

Zgjatet me dy muaj arresti shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

March 31, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

March 31, 2026
VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

March 31, 2026
BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

March 31, 2026
Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

March 31, 2026
Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

March 31, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për tuafët, që besojnë tek “përçarja” e PS

March 31, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

March 31, 2026
“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

March 31, 2026
Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In