• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita nis me diell dhe me temperatura të ulëta, parashikimi i motit këtë të martë

by A R
13/12/2022 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orët e para të ditës do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike në pothuajse gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të jetë me vranësira të shumta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në zonat Veriore dhe Juglindore.

Pritet që në këto zona të kemi kryesisht reshje të pakta dëbore. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë vetëm momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova Kosova mbetet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në orët e para të ditës, ndërsa pasditja do të theksojë vranësirat. Gjithashtu do të ketë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, teksa i gjithë vendi do të jetë me vlera negative në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut Republika e Maqedonisë së Veriut të martën do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, i cili gjatë paradites do të sjelli alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranësirat, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Rajoni dhe Europa Pjesa më e madhe Europës Qendrore dhe Britania e Madhe mbeten në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Skandinavia dhe Lindja e kontinentit do të jenë me vranësira të shumta dhe reshjeve të dëborës. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm paraqitet edhe Jugu i kontinentit, ku në vendet e Rajonit do të kemi reshje shiu dhe dëbore.

/a.r

Next Post
Von der Leyen: Akuzat për korrupsion në BE janë shumë serioze

Von der Leyen: Akuzat për korrupsion në BE janë shumë serioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In