Kjo e premte shënon ditën kombëtare të jetimëve dhe Ministri i Mirëqënies sociale dhe Rinisë ka folur për skandalin e jetimores në Shkodër, duke thënë se filozofia e qeverisë është mbyllja e qendrave të vjetra dhe moslejimi në detyrë i kujdestarëve që dhunuan fëmijët.
“Në institucionet tona punojnë njerëz të përkushtuar. Këto qendra të ndërtuara sipas një filozofie të vjetër. Filozofia jonë është që t’i mbyllim këto qendra. Fëmijët do t’i dërgojnë pranë familjeve të kujdestarisë.”, tha Klosi.
Klosi i tha këto fjalë gjatë një vizite të tij në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet. java/ a.k