• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dita e Turizmit Malor, Ekonomi në Razëm: 4.2 mln turistë vizituan Shqipërinë në 2016

by Java News
27/05/2017 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi, mori pjesë sot në aktivitetin turistik ‘Ditën e Turizmit Malor’, organizuar nga Bashkia e Malësisë së Madhe, në pikën turistike të Razmës. Një event turistik për të promovuar vlerat e veçanta të turizmit natyror në këtë zonë  të bukur në veri të Shqipërisë.

 Në një atmosfere festive mori fjalën dhe Ministrja Ekonomi, e cila përshëndeti të pranishmit që kishin mbushur sheshin e kësaj pike turistike.
“Eshtë kënaqësi kur sheh një fushë të mbushur plot me njerëz. Kjo është ngjarja turistike malore e dytë radhazi ku unë marr pjesë këtë vit”-, tha Ministrja Ekonomi duke falënderuar kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Zotin Tonin Marinaj, për vëmendjen dhe kujdesin që tregon për promovimin e zonës. Po kështu dhe deputetin e zonës z. Paulin Sterkaj për lobimin e fortë që ai i bën kësaj zone turistike, në çdo takim me donatorë si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Më tej, Ministrja Ekonomi u ndal te reformat ekonomike në përgjithësi që ka kryer kjo qeverisje në 44 muaj të mandatit të parë, përfshi dhe sektorin e turizmit.  “Në 44 muaj qeveriseje, arritëm të kemi një ekonomi më të mirë, qeverisje me të mirë, më moderne dhe më transparente, më afër qytetarëve. Janë ndërmarrë shumë reforma për ta bërë ekonominë shqiptare të rritet. Përpjekjet kanë qenë të mëdha, reformat të dhimbshme, por ne jemi të bindur se pa reforma nuk mund të shkojmë përpara për një zhvillim të denjë ekonomik të Shqipërisë. Në qendër të zhvillimit ekonomik duhet të jetë qytetari shqiptar, i cili që duhet të trajtohet me të njëjtin dinjitet si qytetarët e tjerë në Europë”, tha znj. Ekonomi.

Më tej, ajo u ndal te shifrat e turizmit që për vitin e kaluar kanë qenë shumë pozitive, duke shpresuar të ruhet i njëjti trend dhe këtë vit. Ajo tha se vjet numri i turistëve u rrit me rreth 15% më shumë, ose thënë ndryshe 4.2 mln turistë vizituan vendin tonë nga veriu në jug në 2016. “ Por që burimet natyrore siç është dhe Razma, të kthehen në destinacione turistike, duhet patjetër që të kesh rend publik dhe siguri, të cilin ne e kemi arritur si dhe të kesh rrugë më të mira, dhe prandaj fondet shkojnë pikërisht në rindërtimin e këtyre rrugëve, ndërkohë që këto rrugë duhet të krijojnë lidhje me burimet turistike”, – tha Ministrja Ekonomi.

Ajo shtoi se nuk duhet harruar dhe mbështetja që kjo qeveri i ka dhënë sipërmarrjes turistike, përmes një premtimi të mbajtur, sic është ulja e TVSH për strukturat akomoduese nga 20% në 6 %. “Tashmë jemi njësoj me vendet e tjerat të rajonit, ndaj turisti nuk ka pse largohet nga Shqipëria për çmim më të lartë”-  tha Ministrja Ekonomi, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i kësaj takse është ulja e informalitetit në sektorin e turizmit

“Ka ende shumë për të bërë. Ne duhet të vazhdojmë reformat, të kapërcejme vështirësitë që kemi përpara, për t’u dhënë të rinjve shqiptarë besim se Shqipëria është vend ku jetohet me punë të denjë dhe të mirëpaguar. Premtojmë se sektorin e turizmit do ta kthejmë në sektor të formalizuar duke përdorur çdo burim që kemi dhe duke bërë këtë promovime, si ky që ju po bëni sot”, tha znj Ekonomi duke shtuar se për të vazhduar këtë betejë të nisur, duhet një platformë si ajo e Partisë Socialiste për të çuar përpara gjithë ato reforma e projekte që janë nisur.

“Faleminderit që më bëtë pjesë të festës dhe uroj që Malësia e Madhe të jetë në qendër të vëmendjes turistike për Shqipërine e ardhshme”,- mbylli fjalën e vet Ministrja Ekonomi.

Aktiviteti vazhdoi me këngë e valle, me të ftuar të ndryshëm dhe me humor, duke krijuar një atmosfere mjaft festive në këtë fillim sezoni veror.

a.ç

Next Post
Njihuni me kandidatin për deputet analfabet të Republikës së Re

Njihuni me kandidatin për deputet analfabet të Republikës së Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

February 3, 2026
‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In