• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

by A R
03/02/2026 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon modernizimin e sistemit të lejeve të qëndrimit dhe reduktimin e burokracisë.

​​Në një raportim të detajuar për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut, gazetarja nga Athina, Nilda Baxha, ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit rreth projektligjit të ri. Ky ligj, i cili synon të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore dhe të reduktojë burokracinë, po pritet me nota të forta kritike nga përfaqësuesit e emigrantëve.

Sipas Baxhës, ky është një moment historik, pasi për herë të parë në debate parlamentare u përfshinë zëra direkt nga komuniteti.

“Javën e kaluar është zhvilluar një debat mjaft i rëndësishëm. Ishte hera e parë që morën pjesë dhe përfaqësues nga Forumi Grek i Emigrantëve. Ne shqiptarët u përfaqësuam nga Rovena Xhori dhe Alda Shashati,” raportoi gazetarja.

​Baxha e krahasoi projektligjin e ri me “thërrime”.

“Personalisht më kujton ato thërrimet që u hidhen pëllumbave për t’i mbajtur afër. Historia jonë 35-vjeçare e emigracionit ka kaluar nëpërmjet zvarritjeve burokratike, abuzimeve të ndryshme, vonesave të pajustifikuara, dhënieve të kartave të skaduara, të cilat kanë sjellë mërzitje dhe ankth veçanërisht te ne të brezit të parë. Tashmë brezi i 50-60 vjeçarëve janë në moshën e pensionit. Atyre u jepet mundësia për një rinovim të lejeve të qëndrimit vetëm nëse do të kenë sigurime shoqërore. Këtu ka një kleçkë, sepse nëse nuk janë në marrëdhënie pune u duhet t’i paguajnë vetë ato. Mund të jepet një lehtësim të rinovimit  të lejes së qëndrimit, ka një anë pozitive, por flasim për një brez që ka mbuluar punët më të rënda, punët në ndërtim, në turizëm, në mbledhjen e ullinjve, agrumeve e të tjerë”.

Nilda Baxha sqaroi për dëgjuesit e Radio Tiranës disa nga propozimet që po shkaktojnë debat. Emigrantët që kanë mungesë punësimi prej 3-6 muajsh rrezikojnë të mbeten pa karta. Baxha shpjegoi se kjo është mjaft e vështirë pasi jo të gjithë janë në punë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në sektorët sezonalë.

​Edhe pse rikthehen kartat e identitetit 10-vjeçare, ato kushtëzohen me një provim të vështirë.

“Një 50-vjeçar që punon për një kohë të gjatë duhet të lexojë shumë dhe të japë provim për gjuhën, kulturën greke, antikitetin, gjeografinë, historinë,” u shpreh ajo, duke e konsideruar këtë shumë larg pritshmërive.

​​Gjatë bisedës në emisionin “Në Radio”, u dhanë shifra alarmante mbi gjendjen e legalizimit. Nga rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi, aktualisht janë 84 mijë çështje në proces shqyrtimi që presin në radhët e gjata të administratës greke.

“Ministrit të Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, iu kërkua që të ketë një rritje të nëpunësve të cilët merren me këto dokumentacione të dorëzuara nga emigrantët, sepse zvarritjet janë shumë të gjata dhe shpesh emigrantët janë pajisur me karta të skaduara. Nuk pati përgjigje prej tij. Madje dhe ai vetë e pranon që ka pasur burokraci dhe zvarritje por nuk jep asnjë zgjidhje”.

Gazetarja sqaroi se për shkak të vonesave deri në 2 vite, shumë emigrantë pajisen me karta që janë pothuajse të skaduara në momentin që i marrin.

​​Baxha theksoi gjithashtu se ashpërsimi i tonit të ministrit Thanos Plevris ndaj emigracionit mund të jetë i lidhur me zgjedhjet e ardhshme. ​

“Jemi një vit përpara zgjedhjeve parlamentare në Greqi, mesa duket politikat ashpërsuese ndaj emigracionit janë ndoshta në kuadër jo vetëm të politikës europiane por edhe fitimit të simpatisë në popull.”

​Ministri ka paralajmëruar masa të rrepta, duke përfshirë deportime, gjoba dhe burgim për ata që nuk rregullojnë statusin, duke e cilësuar rënien e flukseve migratore si një “fitore” të qeverisë Mitsotakis.

​​Raportimi i Nilda Baxhës u mbyll me një thirrje për reflektim dhe organizim. Përballë një shteti që premton thjeshtim por ofron masa shtrënguese, e vetmja rrugë mbetet zëri i përbashkët.

“Zgjidhja e vetme është që ne emigrantët të organizohemi në protesta paqësore për t’i dhënë një mesazh qeverisë greke për atë pjesë emigrantësh që kanë kontribuar në mënyrë të ndershme,” përfundoi ajo.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

October 6, 2026
PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

October 6, 2026
Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

October 6, 2026
Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com