Ditën e sotme (19 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.











