• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dita e Falenderimeve” bën bashkë komunitetin amerikan dhe njerëzit në nevojë

by A R
23/11/2017 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita Kombëtare e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë bashkë komunitetin amerikan në Tiranë dhe njerëzit në nevojë në një drekë  të përbashkët.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se Bashkia e Tiranës dhe komuniteti amerikan shtuan një drekë me njerëzit në nevojë për Ditën e Falenderimeve.

Fetës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të ABI Bank, Andi Ballta, anëtarin e bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, drejtoreshën ekzekutive të Dhomës Amerikane, Enida Bezhani, si dhe biznesmenë e anëtarë të Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane, i shërbyen një drekë të veçantë njerëzve në nevojë që frekuentojnë qendrën sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat.

Në urimin e tij, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ditë të tilla janë një mundësi shumë e mirë për të njohur nga afër traditat, zakonet dhe vlerat kulturore që vendet tona përcjellin te njëri-tjetri, por edhe një mënyrë për të shërbyer dhe për të dhënë ndihmën për zgjidhjen e një problemi.

“Jam shumë i lumtur sot që na u bashkuan kaq shumë miq, këtu në qendrën sociale. Dita e Falenderimeve është një festë amerikane, megjithatë, për ne që kemi qenë studentë në Amerikë ose kemi jetuar aty, kjo festë na ka shoqëruar gjithë jetën. Është gjithmonë e enjtja e fundit e nëntorit, një mënyrë për të thënë faleminderit. Faleminderit Zotit, familjes, shoqërisë”, tha Veliaj.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Andi Ballta, u shpreh se  “Dita e Falënderimeve për mua është një ditë shumë e veçantë, është dita kur mblidhesh rreth tavolinës, ha ushqim me njerëz që nuk i ke takuar për një kohë të gjatë dhe çfarë është më mirë se sa të vish dhe të takosh njerëz me kaq pozitivitet, që e shikojnë jetën përditë në mënyrë pozitive, me optimizëm dhe vijnë dhe gjejnë kënaqësinë në një komunitet që i do shumë”.

E enjtja e katërt e muajit nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihet zyrtarisht si Dita Kombëtare e Falenderimeve dhe festohet nga qytetarët amerikanë me familjarët për të falenderuar Zotin, Jetën, Miqtë dhe të Afërmit. “Një pjesë e shtetasve amerikanë që shërbejnë dhe punojnë në Shqipëri, zgjodhën që këtë festë tradicionale amerikane ta ndajnë me përfituesit e qendrave sociale në Tiranë”, thuhet ne njoftimin nga Bashkia e Tiranës.

Next Post
Top Channel-Rama, një përplasje e (pa)shpjegueshme!

Top Channel-Rama, një përplasje e (pa)shpjegueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In