Ashtu siç ishte paralajmëruar këtë të dielë Kryeqyteti kaloi një tjetër ditë pa makina. Me moton “ Tirana Pa Makina” Bashkia e kryeqytetit promovoi dhe ndërgjegjësoi qytetarët e saj për përdorimin sa më të pakët të automjeteve dhe veturave dhe inkurajoi përdorimin sa më të madh të biçikletave apo transportit urban.
Kreu i Bashkisë Erjon Veliaj falenderoi kontribuesit e këtij organizimi dhe uroi që ditë të tilla të zhvillohen të paktën dy herë në muaj.
“Faleminderit për kontribuesit që e kanë bërë Tiranën në histori suksesi. Sot është dita e dytë dhe shpresojmë që ta shpejtojmë në të paktën dy herë në muaj. Është dita e dytë që sipas të dhënave të ndotjes së ambientit tregojnë një ulje të ndjeshme të ndotjes në ajër. Dita pa makina e sotme përkoi edhe me ditën e sensibilizimit me luftën kundër kancerit të gjirit, në betejën e tyre kundër kësaj sëmundjeje tumorale me më shumë kontrolle mamografie. Shumë prej aktivistëve sot u morën me pedalime, e shumë aktivitete të tjera, sikurse edhe me koshat e dhurimit në Tiranë të menaxhuar nga këta aktivistë”-tha Veliaj









