• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mesila Doda: Gjergj Leka dhe burrat e tjerë me fjalor langaraq

by
18/10/2015 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesila Doda ka hyrë në debatin mes Gjergj Lekës dhe Lindita Theodhorit, duke u shprehur se kantautori ka përdorur një fjalor banal dhe të papërshtatshëm. Ja statusi i plotë i saj:

Sot, lexova një intervistë të Lindita Theodhorit, ku me të drejtë shprehej e indinjuar për insinuatën që kolegu i saj, Gjergj Leka, pati bërë për këngetaren…

Ndërkohë më erdhi ndër mend gjithë balta dhe shëmtia që hidhet mbi gratë në këtë vend, mu kujtuan edhe shprehjet fyese që burrat kryeministra e deputetë, të cilët gjithë bota i mendon si supermen, hedhin papushim duke imituar pasionin e loçove për të hedhur shaka fyese e seksiste ndaj poltikaneve e deputeteve përballë, kolegeve dhe vartëseve të tyre, ndaj kujtdo që i bën hije dhe që sipas “supermenëve” e meritojnë nje përgjigje rrugaçësh.

Kjo është një kulturë që duhet të marrë fund. Rrugaçëria nuk mund të ketë sukses në këtë vend. Shpresoj fort që ne gratë e politikës do gjejmë forcën që të tejkalojmë së bashku çdo ndasi politike dhe të bëhemi bllok ndaj gjuhës fyese dhe rrugaçe, e cila përdoret në politikë, e veçanërisht në Parlamentin e Shqipërisë.

Të dashura zonja!

Asgjë e askush nuk është më e rëndësishme se fëmijët tanë dhe familja jonë, ndaj nuk ja kemi borxh askujt fjalorin prej langaraqi lagjeje. Pikërisht për këtë arsye të gjitha duhet të reagojmë, sepse një grua që fyhet nuk është një kundërshtare që ulet, por një nënë që preket, një familje që lëndohet, një grua që i duhet t’i mbyllet goja. Vërej se tashmë jemi bërë të pandjeshme ndaj kësaj kuture dhune verbale, a thua se ky pozicion mbart mbi vete dhe baltën që hidhet nga loçot burra. Në të vërtetë, Burrecët që fyejnë gratë kanë frikë prej tyre, ndaj nuk meritojnë as respektin e as mbështetjen tonë. Kjo duhet të jetë një prej sfidave të ardhshme. Dhuna fillon nga goja e pisët e burrit që merr përpara, fyen e hedh baltë mbi gruan kolege a kundërshtare.

P.S. Për shkak se fjalori fyes e rrugaç ka qenë i shpërndarë në të gjitha krahët nuk po i zë emrat e atyre që e meritojnë një për një. Në të ardhmen do i jap emër për emër, kujtdo që i jep zë kësaj kuture të “makinerisë së baltës”.

Next Post

De Biasi: “Më mirë të mos e them sa është rroga, pastaj nuk shkon më askush te Shqipëria”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com