• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e dytë e protestës për arrestimin e dy kolegëve/ Mjeku Stroni: S’duhet të jenë në burg, Dënojmë rëndë mitmarrjen dhe korrupsionin

by Java News
09/07/2021 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët e Spitalit të Traumës vijojnë ditën e dytë të protestës për për arrestimin e 2 mjekëve Serdi Meminit, 34 vjeç, dhe Ervin Sulajt, 45 vjeç, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.

Mjeku Gentian Stroni ka folur në emër të mjekëve duke nënvizuar dhe një herë sipas tij mënyrën abuzive se si janë lënë në burg dy mjekët pasi dyshohen se kanë marrë ryshfet familjes së Elmidin Dylit, 17-vjeçarit që mbeti i plagosur në maskrën e Velipojës.

Stroni është shprehur se asnjë prej kritereve që një i akuzuar të mbetet në burg nuk plotësohet por këto vendime merren sepse drejtësia është në presion.

”

‘Ne e konsiderojmë këtë veprim të drejtësisë të pajustifikuar. Deri në momentin kur drejtësia të vërtetojë provat këta persona nuk duhet të rrinë në burg. Ne po shohim se drejtësia po kalon cakun. Kjo është dhe arsyeja se përse ne kemi dalë sot, nuk jemi dakord. Sindikata e dënon këtë akt si një akt korruptiv. Deri në momentin që jepen provat ata nuk duhet të rrinë në burg. Është bërë një akt për show’, tha mjeku Stroni teksa nënvizoi se vendimi është marrë vetëm mbështetur tek një prove të takimit të familjarit me mjekun.

Sa i përket një deklaratë të mbajtur dje nga mjeku Myftar Torba që justifikoi ‘bakshishet’, Stroni distancohet në emër të të gjithë mjekëve.

“Ne dje kemi lexuar një deklaratë të sindikatës që kemi qenë të gjithë dakord. Pas kësaj dhënia e mendimeve individuale të secilit prej nesh, apo fantazitë e ndryshme, kjo nuk është pjesë e mendimit të të gjithëve. Ju ftoj ta ripostoni këtë lloj deklarate me qëllim që të mos ketë keqinformim të publikut”, tha ai.

g.kosovari

Next Post

Hetimet për ‘Gërdecin’/ Fatmir Mediu më 27 korrik para GJKKO. Vendoset gjyqtari i çështjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

November 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet edhe për një të plagosur!

November 4, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

Një dënim historik për një aventurier historik

November 4, 2026
OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

November 4, 2026
“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

November 4, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të Raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

November 4, 2026
Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

November 4, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In