• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Babait, Veliaj i bashkohet aktiviteteve me fëmijët te Parku Rinia: “Prioriteti ynë janë fëmijët”

by A R
19/06/2022 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e Babait në parkun “Rinia” mblodhi sot, fëmijë e prindër për të kaluar një të dielë ndryshe me familjen, me shumë lojëra, argëtime dhe kohë cilësore së bashku. Aktiviteteve të organizuara nga UNFPA dhe Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Kompanitë Pararojë për zbatimin e Politikave Miqësore për Familjen mbështetur nga zyra e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se Dita e Babait po kthehet në një traditë që festohet edhe në vendin tonë.

“Dua t’u uroj të gjithë baballarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, gëzuar festën! Kjo festë, për disa vite festohej vetëm në Amerikë, por me kalimin e kohës u përhap në të gjitha vendet e botës. Si baba i ri them se burrat mund të bëjnë çdo gjë që bën një grua. Të rrisësh një fëmijë është punë më vete, duhet kohë dhe përkushtim nga të gjithë anëtarët e familjes. Këtë e them edhe si dikush që është rritur pa babain dhe që gjithmonë e ka ndjerë nevojën për një figure që mund ta imitoja, të mësoja prej tij. Ndaj, besoj se sfida në një qytet të madh si Tirana, është të vendosim prioritet fëmijët, për të kaluar më shumë kohë me ta”, shtoi ai.

UNFPA po zbaton Projektin Rajonal “Më Shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjen në sektorin privat”, i cili  synon që gratë, burrat dhe familjet të përfitojnë nga politikat dhe nismat mbështetëse për familjen dhe të përgjegjshme gjinore që ofrohen nga kompanitë e sektorit privat dhe që promovohen edhe nga qeveria. Në këtë mënyrë gratë mund të kenë më shumë zgjedhje për të përmbushur aspiratat e tyre për karrierë, kujdesin për familjen dhe lindjen e fëmijëve si dhe burrat të përfshihen më shumë në kujdesin ndaj familjes jo vetëm si sigurues i të të ardhurave financiare.

Dita e babait festohet çdo vit, në të gjithë botën, të dielën e tretë të qershorit, dhe ka rëndësi të veçantë për ndërgjegjësimin e të gjithë shoqërisë për të rritur përfshirjen e baballarëve në përkujdesjen ndaj familjes, në rritjen, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në ndarjen e barabartë të punëve të shtëpisë, të cilat edhe në Shqipëri, kanë ende nevojë për vëmendjen dhe kontributin e domosdoshëm të baballarëve.

Kjo ditë gjithashtu synon të festojë vlerat dhe rëndësinë që ka babai dhe pjesëmarrja e tij në jetën e çdo fëmije dhe familjes.

/a.r

Next Post
VIDEO / Sulmuesi i Romës martohet me motrën e futbollistit të Kombëtares shqiptare

VIDEO / Sulmuesi i Romës martohet me motrën e futbollistit të Kombëtares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In