• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Ujit/ Zv.ministri Bonati: Mbi 20 mijë kontrata të reja uji në pak muaj!

by Java News
22/03/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës e Energjisë në bashkëpunim me GIZ organizuan në Durrës një konferencë në kuadër të Ditës Botërore të Ujit me titull “Pergjigja është në natyrë”. Qëllimi kryesor ishte bashkëbisedimi edhe në kuadër të programit të GIZ “Shërbimet e furnizimit me ujit dhe kanalizimeve të orientuara drejt performancës së konsumatorëve”.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e muajve të fundit, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati gjeti rastin të falënderojë qytetarët për përgjigjen pozitive që i kanë dhënë deri më tani aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në furnizimin me ujë të pijshëm.

“Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata konsumatorë që janë përgjigjur thirrjeve për të formalizuar lidhjet e tyre sikurse përgëzoj punën e deritanishme të ndërmarrjeve të ujësjellës/kanalizimeve në pjesën më të madhe të bashkive. Kemi një rezultat që janë mbi 20 mijë kontrata të reja të formalizuara çka në kontekstin e përgjithshëm është një shifër shumë domethënëse”, u shpreh Bonati.

Pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit midis institucioneve që punojnë në sektorin e ujit me synimin për të përmirësuar shërbimet e furnizimit me ujë dhe të ujërave të ndotura, por gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e palëve të interesuara për t’u përballur me sfidat e sektorit.

“Pa një ndarje dhe bashkërendim të punës, objektivat do të jenë të vështirë për ti arritur. Kjo do të mbështetet me investimet në sektor, sikurse me gjithë mekanizmin që ka filluar dhe tani për mënyrën se si duhet të funksinojë ndërthurja mes institucioneve qendrore, enteve të pavarura dhe bashkive. Kur flas bashkitë kam parasysh edhe ndërmarrjet e ujësjellës/kanalizimeve. Mesazhi që do të doja të përcillja në këtë ditë është se nëse të gjithë bashkarisht bëjmë detyrat tona, fytyra e këtij sektori mund të ndryshojë shumë shpejt. Qeverisja qendrore dhe qeverisja lokale përgatisin një paketë të plotë dhe në mbështetje të standardeve evropiane, të ketë një financim më të madh me investime dhe miremenaxhim. Nga ana tjetër, konsumatorët të bëjnë pagesat e tyre sikurse parashikohet me ligj pasi në fund fare kontributet e tyre përkthehen në investime”, u shpreh zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati.

Duke qenë një ndër shqetësimet kryesore të ardhura gjatë takimeve me komunitetin, në këtë mandat qeverisës, furnizimi me ujë është një prej pesë prioriteteve thelbësore.

ma.me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In