• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Tuberkulozit/ Shqipëria me incidencë të ulët dhe rezultate të larta mjekimi

by A R
24/03/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shërbim i ri, shumë i rëndësishëm për pacientët me sëmundje të veshkave, mushkërive, zemrës, tiroides, etj, ekzaminimi i shintigrafisë ka filluar të ofrohet falas në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e diagnostikës, ku deklaroi se ky shërbim i ri që ofrohet në këtë spital ka zeruar radhët e pritjes në spitalet publike.
“Spitali Universitar Shefqet Ndroqi po fuqizohet duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një qendër reference, jo vetëm për sëmundjet e mushkërive por për një gamë të gjerë shërbimesh në nivel terciar. Ky ekzaminim i ri që shërben për diagnostikimin e sëmundjeve që prekin shumë organe si mushkërinë, kockat, veshkat, tiroiden, etj, patjetër që do të ndikojë në përmirësimin e trajtimit për pacientët. Me këtë shërbim, që pas QSUT ofrohet edhe në këtë spital, pacientët nuk kanë më nevojë ti drejtohen strukturave jopublike, pasi radhët e pritjes nga 45 ditë për ta kryer këtë ekzaminim, sot janë zero”, tha Manastirliu.
Shintigrafia është një ekzaminim i kushtueshëm që kryhet me lëndë radioaktive në nivel terciar.
Vetëm në muajt e parë të fillimit të këtij ekzaminimi që kryhet me lëndë radioaktive, 200 pacientë kanë kryer këtë ekzaminim falas pranë kësaj qendre, duke ju kursyer 25 milion lekë (të vjetra). Vetëm një shintigrafi kockore për 1 pacient kushton 20 mijë lekë të reja. Në këtë spital parashikohet të kryhen rreth 1300-1500 raste në vit dhe së bashku me pacientët që trajtohen në QSUT, strukturat publike plotësojnë nevojat për këtë ekzaminim, i cili tashmë kryhet brenda ditës në spitalet publike!

Në ditën Botërore të Tuberkulozit, Ministrja Manastirliu zhvilloi një takim me mjekët e spitalit universitar Shefqet Ndroqi, ku deklaroi se situata e tuberkulozit gjatë viteve të fundit është përmirësuar dukshëm dhe të gjithë treguesit kryesorë epidemiologjikë flasin për një situatë të stabilizuar dhe në përmirësim.
“Eleminimi i tuberkulozit është sfidë mbarëbotërore dhe ne kemi angazhimin maksimal në luftën ndaj kësaj sëmundje. Shqipëria ka siguruar mbështetjen e Fondit Global dhe gjate vitit 2018 në spitalin universitar Shefqet Ndroqi do të ndërtohet klinika e specializuar e trajtimit te pacientëve tuberkularë rezistentë ndaj antibiotikëve”, tha Ministrja Manastirliu.
Incidenca e TB për vitin 2017 ishte 16 raste të reja për 100,000 banorë dhe vendi yne konsiderohet si vend me incidence te ulet krahasuar dhe me vendet e rajonit. Kemi mortalitet të ulët (rreth 0.5 për 100,000 banorë) dhe rezultate të larta mjekimi (mbi 85%).
Gjate vitit 2017 jane raportuar 500  raste me TB nga te cilat (95%) raste te reja dhe (5%)  te ritrajtuar./a.m.

Next Post
Emri/ Kapet në Tiranë anëtari i një organizate kriminale në Itali

Në kërkim për trafik droge, prangoset lezhjani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com