• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Autizmit, Manastirliu: Rrisim 30% financimin për Fondin Social

by A R
02/04/2023 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër kanë inspektuar Qendrën Sociale në Gjirokastër, krijuar nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, për mbështetjen dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

“Dita Botërore e Autizmit na bën të reflektojmë për atë që ne duhet të bëjmë për fëmijët që vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik dhe për të siguruar kushte më të mira të shërbimeve sociale dhe shëndetësore për ta. Modeli që ne kemi krijuar nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, edhe këtu në Gjirokastër, një model i një qendre me shërbime socio-shëndetësore, që ofron përkujdes për 66 fëmijë me çrregullime të spektrit autik, është një model, i cili po replikohet edhe në qytete të tjera”,- tha Manastirliu.

Nga Gjirokastra, Ministrja Manastirliu apeloi bashkitë për t’u angazhuar për zgjerimin e shërbimeve sociale, teksa tha se financimi i Fondit Social do të rritet.

“Nëpërmjet Fondit Social kemi ngritur 40 qendra dhe shërbime sociale në të gjithë bashkitë dhe qarqet e vendit, duke siguruar që më shumë se 11 mijë përfitues të marrin shërbime ditore dhe rezidenciale. Për vitet në vazhdim është garantuar rritja me 30% e Fondit Social, ndaj bashkitë janë të ftuara që të aplikojnë tek Fondi Social, në këtë mekanizëm që garanton zgjerimin e shërbimeve sociale në territor, rritje të kapaciteteve të shërbimeve ekzistuese dhe më shumë shërbime për kategoritë e veçanta, sikurse janë edhe fëmijët të cilët janë prekur me çrregullime të spektrit autik”,- tha Manastirliu.

Duke ju referuar vendimit më të fundit të qeverisë, Ministrja Manastirliu foli për financimin e ndërmarrjeve sociale, si një mekanizëm për riintegrimin e individëve më në nevojë.

“Nëpërmjet një tjetër hapësire, sikurse janë ndërmarrjet sociale, që janë një tjetër mekanizëm që ne duam që të jetësojmë duke filluar nga 2023-shi dhe që garantojnë më shumë gjithëpërfshirje  dhe integrim në tregun e punës për ata të cilët kanë më shumë nevojë, duke garantuar që organizata jo fitimprurëse të ndërtojnë ndërmarrje sociale, ku të punësojnë ata që kanë më shumë nevojë, si persona me aftësi ndryshe apo anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike që janë në moshë pune dhe që kanë mundësi të riintegrohen në jetën sociale por dhe në atë  ekonomike”,- u shpreh Manastirliu.

Me reformën e aftësisë së kufizuar, për herë të parë garantohet pagesa edhe për fëmijët 0-2 vjeç, më herët të papërfshirë në skemën e pagesave të aftësisë së kufizuar. Një tjetër aspekt i vlerësimit bio-psiko-social është edhe adresimi i nevojave dhe ofrimi i shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë edhe fëmijët e spektrit autik.

/a.r

Next Post
Rama në Panairin Ndërkombëtar të Verës në Itali, takon Vuçiçin dhe Kovaçevskin

Rama në Panairin Ndërkombëtar të Verës në Itali, takon Vuçiçin dhe Kovaçevskin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com