• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Distinction Bursary Fund, bursa studimi për talentet e teknologjisë

by Java News
09/05/2019 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ardhmja është emocionuese, por e tashmja ka nevojë për një shtysë. Ke zgjedhur destinacionin, por udhëtimi për të mbërritur aty është i gjatë. Je i vetdijshëm për problemet, por i pasigurtë për zgjidhjet. Ke aftësi të pafundme, por mundësi të kufizuara financiare. Por…por… por… shumë “por”. Ka ardhur momenti t’u vësh fre dyshimeve e të çlirosh potencialin tënd. E ardhmja, destinacioni, zgjidhjet, potenciali flasin vetëm një  gjuhë, gjuhën digjitale.

Me siguri që këto mesazhe, të cilat qarkullojnë prej pak kohësh në rrjetet sociale, kanë mbërritur te shumë prej jush. Bursa “Vodafone Distinction Bursary Fund” nga Fondacioni Vodafone Albania është nisma më e re që synon fuqizimin e të rinjvë si dhe pasurimin e njohurive dhe aftësive të tyre digjitale. Kjo bursë mbështet të apasionuarit pas teknologjisë që dëshirojnë të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë. Një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi, ndaj nëse doni të përfitoni, nxitoni, pasi afati për të aplikuar është data 23 maj.

Vodafone beson tek të rinjtë dhe potenciali i tyre për të ndryshuar shoqëritë ku jetojnë drejt një realiteti digjital dhe novator. Por, një ndryshim kaq i madh, kërkon më shumë sesa thjesht pasionin e dëshirën për të punuar. Edukimi në një nga universitetet më të mira në botë dhe eksperienca në një kompani lider të telekomunikacionit janë dy ingredientët që garantojnë suksesin.

Të sapodiplomuar apo profesionistë do të kenë mundësinë të përfitojnë tarifë studimi falas në një program master profesional ose shkencor në fusha që kërkojnë aftësi digjitale, të tilla si:  Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, inovacion, IT, telekomunikacion, inxhinieri, software, robotikë, prodhim filmi, animacion, marketing digjital etj.

Ata që plotësojnë kriteret e mëposhtme duhet të nisin aplikimin në foundation.al@vodafone.com deri në 23 maj. Për të përfituar nga kjo mundësi, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere:

1. të jenë shtetas shqiptarë, rezident në Shqipëri;

2. të kenë aplikuar e të jenë pranuar në një prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, për të kryer studimet master në një prej fushave të lartpërmendura, duke nisur nga viti akademik 2019-2020;

3. të kenë aftësi dhe talent të spikatur në fushën digjitale;

4. të jenë të gatshëm të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të tyre dhe të kryejnë një praktikë 6 mujore në Vodafone Albania.

5. të mos kenë studiuar më parë ose të kenë një diplomë tjetër masteri.

Bursa Vodafone Distinction Bursary Fund do të mbulojë plotësisht ose pjesërisht tarifën studimore.

Për detaje, kliko në https:/www.vodafone.al/en/fondacioni/vodafone-distinction-bursary-fund/ e mos harro: përkrah Vodafone, e ardhmja është edhe më emocionuese!

Next Post
Thaçi: Samiti i Berlinit dështoi, nuk pati koordinim me SHBA, dialogu duhet të jetë i pakushtëzuar

Thaçi: Samiti i Berlinit dështoi, nuk pati koordinim me SHBA, dialogu duhet të jetë i pakushtëzuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In