• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thaçi: Samiti i Berlinit dështoi, nuk pati koordinim me SHBA, dialogu duhet të jetë i pakushtëzuar

by Java News
09/05/2019 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për RTV Ora tha se Samiti i Berlinit dështoi, pasi nuk ka pasur koordinim me SHBA.

Ai tha se në samitin e Brdo Brjiunit të zhvilluar në Tiranë është folur për Kosovën, ku Thaçi ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të jetë i pakushtëzuar, ndërsa taksa ka qenë një vendim legjitim.

Hashim Thaçi: Njohja nga ana e  Serbisë për Kosovën i jep gjallëri, dinamikë dhe frymë evropiane Serbisë dhe i hap perspektive për të ardhmen. Lirohet nga një barrë e padrejtë dhe nga një mit i rrejshëm. Deklarime për marketing dhe populizëm do të kemi edhe në ditët e ardhshme, por ende shpresoj se ky vit do të jetë viti i marrëveshjes përfundimtare.

Angazhimi i Gjermanisë dhe Francës është mesazhi më i mirë, që është një interesim i rritur i vendeve kryesore të BE. Mbetet që këto vende të kenë mbështetjen edhe të vendeve të tjera të BE që të funksionojë si një familje, në një proces të udhëhequr nga Mogherini. Është konstatuar edhe në Berlin se BE ende nuk e ka dinamikën e duhur për mundësinë e imponimit të një zgjidhje, por gjithashtu është treguar edhe i dobët dhe jo unik.

E theksoj që duhet të ndodhë korrigjimi dhe padrejtësitë historike, që Presheve, Medvegja dhe Bujanovac ti bashkëngjitet territorit të Kosovës, në një proces që do ti përshpejtohet e ardhmja evropiane Serbisë. Ndërsa në procesin që është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të BE, mund të them se çdo herë ajo që na ka dhënë shpresë dhe besim për vendimmarrje ka qenë informimi, transparenca dhe mbështetja e plotë për këtë proces. Unë kam qenë i tmerruar kur u informova se për Samitin e Berlinit nuk ka pasur informim dhe komunikim me SHBA. Aty ku nuk janë SHBA nuk ka sukses, nuk ka progres, nuk ka siguri as për dialog, as për negociata dhe pas për ndonjë implementim.”

Pyetje: Kryeministri Haradinaj deklaroi se Mogherini ideoi ndarjen e Kosovës dhe kjo u mbështet nga ju dhe kryeministri Edi Rama dhe homologu serb, a keni një përgjigje për kryeministrin

Hashim Thaçi:  Unë mbështes dhe angazhohem fuqishëm që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci ti bashkohen territoreve të Republikës së Kosovës. Nuk jam i shqetësuar fare për zërat refuzues është një e drejtë historike dhe legjitime që duhet shtyrë përpara. Askush nga politika shqiptare, qoftë në Prishtinë apo në Tiranë nuk duhet të jetë e shqetësuar pavarësisht ndonjë deficiti patriotik që mund ta ketë ndokush në këtë tranzicion  30 vjeçar të Shqipërisë dhe deficit kombëtar. Ajo që theksoj është se nuk komentoj takime të mbyllura dhe  unë përgojoj njerëz dhe takime.

Pyetje: Marrëdhënia me kryeministrin Haradinaj?

Hashim Thaçi: Ne kemi pasur qëndrime shumë të qarta dhe unike sa i tkaon tarifës të ardhmes europiane dhe liberalizimit të vizave, ndërsa opionionet e ndryshme janë shëndeti i demokracisë.

g.kosovari

Next Post
VIDEO / Katër vjedhje brenda muajit, dy të arrestuar nga “Vizitori”

VIDEO / Katër vjedhje brenda muajit, dy të arrestuar nga “Vizitori”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In