• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Distancimi fizik dhe kufizimet duhet të zgjaten/ Pse ‘pasaporta e imunitetit’ është e rrezikshme, studimi i ri tregon se…

by Java News
24/06/2020 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i ri nga Kina tregon se nivelet e një antitrupi, të gjetur te pacientët me COVID-19, bien në mënyrë dramatike dy-tre muaj pas infektimit.

Studiuesit thonë se këto gjetje ngrenë pyetje për jetëgjatësinë e imunitetit të mundshëm kundër koronavirusit.

Studimi, i publikuar më 18 qershor në revistën Nature Medicine, mbështet argumentet e atyre që thonë se distancimi fizik dhe kufizimet e tjera për shëndetin publik duhet të zgjaten.

Ende nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare nëse një pacient i rikuperuar nga COVID-19 mund ta kontraktojë sëmundjen për herë të dytë, ose për sa kohë mund të jetë imun.

Por, studimi i fundit nga Kina sugjeron se ideja e lëshimit të të ashtuquajturave “pasaporta imuniteti” për ata që kanë antitrupa, mund të jetë e rrezikshme sa i përket kontrollit të shpërthimeve të ardhshme të sëmundjes.

Disa vende e kanë hulumtuar idenë e lëshimit të dokumenteve të tilla për ata që dalin pozitivë në testet për antitrupa. Antitrupat mbeten në trup, pasi një person ka qenë i infektuar me koronavirus.

“Pasaportat e imunitetit” do t’iu lejonin njerëzve që të ktheheshin në punë – dhe madje edhe të udhëtonin – me supozimin se janë imunë ndaj virusit.

Antitrupi është një lloj specifik i proteinave që prodhohen në trupin e një personi dhe që i mundësojnë sistemit imunitar të identifikojë dhe kundërveprojë ndaj objekteve të huaja, siç janë viruset.

Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë studiaur nëse të gjithë të infektuarit me koronavirus prodhojnë antitrupa, përfshirë edhe ata me simptoma dhe ata që janë asimptomatikë.

Studiuesit gjithashtu kanë bërë përpjekje të përcaktojnë se sa kohë mbeten antitrupat te një pacient që është shëruar nga COVID-19.

“Gjithnjë e më shumë prova kanë treguar se individët asimptomatikë mund ta përhapin virusin në mënyrë efikase dhe se shfaqja e këtyre përhapësve të heshtur [të koronavirusit] ka shkaktuar vështirësi në kontrollin e epidemies”, kanë thënë studiuesit kinezë për revistën Nature Medicine.

Sipas tyre, të dhënat sugjerojnë se “individët asimptomatikë kanë një reagim më të dobët imunitar” ndaj infektimit me koronavirus dhe se zvogëlimi i “niveleve të antitrupave në fazën e hershme të rikuperimit mund të ketë pasoja për strategjinë e imunitetit dhe anketimet serologjike”.

“Këto të dhëna mund të tregojnë për rreziqet e përdorimit të ‘pasaportave të imunitetit’ për COVID-19 dhe të mbështesin zgjatjen e masave për shëndetin publik, përfshirë distancimin shoqëror, higjienën, izolimin e grupeve me rrezik të lartë dhe testimin e gjerë”, thuhet në studim.

Megjithatë, një studim tjetër nga hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara sugjeron se edhe nivelet e ulëta të antitrupave mund të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur një person nga koronavirusi. Ky studim është botuar gjithashtu më 18 qershor në revistën Nature.

“Duket se madje edhe nivelet e ulëta të antitrupave kanë aftësi të fuqishme neutralizuese”, ka thënë për gazetën New York Times Angela Rasmussen, virologe në Universitetin Columbia.

Por, ka shtuar ajo, nivelet e ulëta “nuk përcaktojnë domosdoshmërisht nëse një pacient do të mbrohet nga riinfektimi”.

Studimi në SHBA po ashtu tregon se njerëzit asimptomatikë e përhapin virusin kur infektohen dhe se ata e bëjnë këtë për kohë më të gjatë se pacientët që kanë simptoma.

Rasmussen ka thënë se kjo gjetje është interesante, sepse, “në fakt, mund të sugjerojë se pacientët asimptomatikë janë vërtet të aftë për të transmetuar virusin”.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojitet më shumë punë për të përcaktuar nëse njerëzit e tjerë mund të infektohen nga virusi që del nga transportuesit asimptomatikë.

Akiko Iwasaki, imunologe virale në Universitetin Yale, ka thënë se hulumtimet e mëtutjeshme duhet të sqarojnë nëse nga transportuesit asimptomatikë del virus infektiv ose mbetje joinfektive të virusit.

Sipas saj, studimet e fundit “nënvizojnë nevojën për të zhvilluar vaksina të forta” dhe që zyrtarët e shëndetit publik të harrojnë idenë se “imuniteti i tufës” mund të arrihet natyrshëm me kalimin e kohës.

“Imuniteti që zhvillohet natyrshëm gjatë infektimit është nënoptimal dhe jetëshkurtër te shumica e njerëzve. Ne nuk mund të mbështetemi te infeksioni natyror për të arritur imunitetin e tufës”, ka thënë Iwasaki. Rel

g.kosovari

Next Post
Thiago Alcantara shtang Bayernin/ Merr vendimin e papritur në fund të sezonit

Thiago Alcantara shtang Bayernin/ Merr vendimin e papritur në fund të sezonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com