• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Disa të vrarë dhe të plagosur në sulmin në centralin bërthamor/ Kievi jep alarmin: Pasojat do jenë më të mëdha se Çernobili e Fukushima, nëse…

by Java News
04/03/2022 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme e Ukrainës njofton se disa njerëz kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmi me raketa ruse në centralin bërthamor, në Zaporizhzhia.

Në një njoftim të fundit në rrjetet sociale, Ministria thekson se punonjësit po monitorojnë uzinën e centralit për t’u siguruar që po funksionon në mënyrë të sigurt dhe nivelet e rrezatimit janë normale. Por, nëse procesi i ftohjes së karburantit bërthamor brenda njësive të energjisë nuk funksionon normalisht, mund të ketë dëmtime radioaktive në shkallë të gjerë, raporton “BBC”.

“Mijëra njerëz, përfshirë civilë, aktualisht nuk janë në gjendje të evakuohen nga zona pranë centralit, për shkak të granatimeve dhe luftimeve të vazhdueshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Sipas këtij dikasteri, një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më e keqe se aksidentet e mëparshme në centralet bërthamore, si Çernobil apo Fukushima.

“Rusia me vetëdije ka ndërmarrë në sulm të armatosur në centralin bërthamor, një veprim që shkel të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”, përfundon deklarata.

g.kosovari

Next Post
‘Fshihem në banjo nga bombardimet, por nëna ime në Moskë s’më beson’/ Vajza: I shplajnë trurin

'Fshihem në banjo nga bombardimet, por nëna ime në Moskë s’më beson'/ Vajza: I shplajnë trurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com