• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Fshihem në banjo nga bombardimet, por nëna ime në Moskë s’më beson’/ Vajza: I shplajnë trurin

by Java News
04/03/2022 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oleksandra dhe katër qentë e saj janë strehuar në banjën e banesës së saj në Kharkiv që nga fillimi i sulmeve. Në një rrëfim për BBC, e reja tregon se kur ka dëgjuar shpërthimet e para, gjëja që ka bërë ka qenë shpëtimi i qenushëve të saj.

“Kur dëgjova shpërthimet e para, vrapova nga shtëpia për të nxjerrë jashtë qentë e mi nga dhomat e tyre. Njerëzit ishin në panik, po i linin makinat e tyre. Unë isha shumë e frikësuar,”- thotë ajo.

25-vjeçarja tregon se ka folur rregullisht me nënën e saj, e cila jeton në Moskë. Por në këto biseda, madje edhe pasi i dërgoi video nga vendlindja e saj e bombarduar rëndë, Oleksandra nuk është në gjendje ta bindë nënën e saj për rrezikun që ndodhet.

“Nuk doja t’i trembja prindërit e mi, por fillova t’u them drejtpërdrejt se civilët dhe fëmijët po vdesin. Por edhe pse shqetësohen për mua, ata ende thonë se ndoshta ndodh vetëm rastësisht, se ushtria ruse nuk do të vinte kurrë në shënjestër qytetarët. Se janë ukrainasit ata që po vrasin njerëzit e tyre. U frikësova shumë kur mamaja ime citoi saktësisht televizionin rus. Ata thjesht po u shpërlajnë trurin njerëzve. Dhe njerëzit u besojnë atyre. Prindërit e mi e kuptojnë se disa veprime ushtarake po ndodhin këtu. Por ata thonë: “Rusët erdhën për t’ju çliruar. Ata nuk do të shkatërrojnë asgjë, nuk do t’ju prekin. Ata kanë në shënjestër vetëm bazat ushtarake,”- thotë Oleksandra.

Mediat ruse thonë se kërcënimi për civilët ukrainas nuk vjen nga forcat e armatosura ruse, ai vjen nga nacionalistët ukrainas që përdorin civilët si mburoja njerëzore.

Kanalet televizive shtetërore ruse po justifikojnë luftën duke fajësuar agresionin ukrainas dhe vazhdojnë ta quajnë atë “një operacion special çlirimi”. Çdo media ruse që përdor fjalët “luftë”, “pushtim” ose “sulm” përballet duke u bllokuar.

g.kosovari

Next Post
Veliaj mbyll fushatën në Rrogozhinë: PS në këto zgjedhje do korrë dy fitore të mëdha

Veliaj mbyll fushatën në Rrogozhinë: PS në këto zgjedhje do korrë dy fitore të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

July 12, 2026
Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

July 12, 2026
Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In