• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa refleksione në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Britani e Madhe

by Aurela Anastasi
24/03/2022 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aurela Anastasi

Këtë vit mbushen 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri -Mbretëri e Bashkuar. Në këtë kuadër mund të diskutojmë çështje e fusha të ndryshme, sidomos ato të bashkëpunimit në të ardhmen midis të dyja vendeve. Por, zgjodha të them dy fjalë për ndikimin e institucioneve britanike në fushën e krijimit të “Shtetit të së Drejtës” dhe të mbrojtjes së të drejtave të Njeriut. Mendoj se në çdo rast, ato janë themele për vështrimin nga e ardhmja. Britania e Madhe është vendi i parë që ka dhënë kontributet më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në mbarë botën. Magna Charta Libertatum (1215), Habeas Corpus act (1679), Bill of rights (1689)  etj. u bënë objekt frymëzimi dhe u receptuan në mjaft vende të globit për ndërtimin e shtetit dhe të së drejtës. Edhe në Shqipëri ky ndikim ishte i dukshëm. Viti 1922, vit kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, ishte viti i Kushtetutës së re “Zgjerimi i Statutit të Lushnjës”, e cila u hartua pikërisht, mbi këto vlera.

Në vitin 1920, Kristo Floqi në veprën e tij “E drejta themelore ose konstitucjonare”, shkruante: “Tue qenë se këto regjime përfaqsimi janë regjime qytetnimi, asht nevoja me i dijtë mirë fillin e rajën Konstitucjonit, ose Konstitutës edhe faset qi kjo ka kalue ne zhvillimin e saj edhe ma fort në atdhe të vet, në Angli, atje ku ka lemun së parit.”

Më 1923, në veprën “E drejta Konstitucionale”, autori Stavro Vinjau shkruante: “Gjetkë istori e së drejtës konstitusionale ësht e gjatë; më tepër se kudo në Ingliter ku për herën e parë u cfak kjo mënyrë sundimi. Nga Inglitera ky system u trasferua në Evropën dhe Amerikën dhe në pjesë të mëdha të Azisë dhe Afrikës.”

Britania e Madhe është atdheu i lindjes së parlamentarizmit dhe i të drejtave dhe lirive të Njeriut. Në 12 Qershor të vitit 1215, u nënshkrua Karta e Madhe të Lirive, Magna Charta Libertatum, e cila është edhe modeli i parë i Kartës Kushtetuese, duke pasur parasysh impenjimin solemn që merrte mbreti për të respektuar paktin e garancisë në favor të shtetasve të tij të lirë. “Asnjë person i lirë nuk mund të merret, burgoset, shpronësohet, të shpallet i jashtëligjshëm, të dëbohet apo të shkatërrohet dhe as do të procedohet pa gjykimin e ligjshëm të shokëve të tij ose të ligjit të vendit….Asnjërit nuk do t’i shitet, vonohet apo mohohet e drejta dhe drejtësia.” Natyrisht, ajo kishte kufizimet e kohës së vet, porse vlerat e saj, veçanërisht fillesa e Habeas corpus-it morën një përmbajtje të re në historinë e zhvillimeve kushtetuese. Kjo përhapje është shprehur qartë ndër vite. “Aspirata për demokraci nuk është thjesht një fazë e tanishme e historisë njerëzore . . . Ajo ishte e shkruar në Magna Charta. “, theksonte Franklin Delano Roosevelt, më 1941. Ndërsa, në vitin 1948, Eleanor Roosvelt e quante Deklaratën Universale për të drejtat e Njeriut si ‘Magna Charta ndërkombëtare e të gjithë njerëzimit’.

Anglia është burimi i parë i rishikimit gjyqësor ose kontrollit të kushtetutshmërisë së normës. Por, në syllabuset universitare nuk është theksuar sa duhet ky fakt. Kryesisht, kemi thënë që atdheu i parë është SHBA, në rastin gjyqësor Marbury versus Madison të vitit 1803, kur ajo u përpunua nga Xhon Marshall, Kryetari i Gjykatës së Lartë të SHBA-së. Në fakt, mjaft autorë ia dedikojnë fillesat gjyqtarit anglez Edward Coke dhe arsyetimit të tij në rastin gjyqësor Doctor Bonhame’s case, ku thekson shprehimisht: “…kur një akt i parlamentit vjen në kundërshtim me të drejtën dhe arsyen e përgjithshme, …common law duhet ta kontrollojë dhe ta shpallë atë të pavlefshëm.” Kjo ndodhi në vitin 1610 dhe u pasua nga zhvillime që sollën revolucion në shtetin dhe të drejtën në Angli, duke garantuar habeas corpus, ju keni trupin tuaj, një nga fitoret më të mëdha të të drejtave të Njeriut, që e mbrojnë këtë nga arrestimet arbitrare dhe prezumimi si i fajshëm, pa një proces gjyqësor. Pas Kushtetutës së SHBA-së, si kushtetuta e parë e shkruar, nuk ka asnjë kushtetutë në botë që të mos e ketë adoptuar si formulë kushtetuese, madje edhe ato vende që e zbatojnë atë vetëm formalisht.

Kur i shohim sot këto zhvillime mendojmë se nuk erdhën rastësisht. Habeas Corpus si pjesë e arsyes së përgjithshme dhe epërsia e parlamentit e paraprirë nga ideja e gjyqtarëve për kontrollin e statuteve të parlamentit anglez mbi bazën e common law-t, ishin garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo ide u rithirr nga kryegjyqtari Holdt  në vitin 1701, pikërisht në vitin e miratimit të Aktit për Trashëgiminë e Fronit (Act of Settlement), në të cilin u shpall për herë të parë parimi i patundshmërisë (parevokueshmërisë) së gjyqtarit. Nuk ishte i rastësishëm zhvillimi “arsyes sovrane” të Thomas Hobbes-it dhe “konstitucionalizmit revolucionar” të John Lock-ut, që sollën konceptin e adoptuar sot gjerësisht nga bota demokratike “rule of law” (shteti i së drejtës). Besimi se kjo është zgjedhja më e mirë për të drejtat e Njeriut, ka triumfuar. Kjo është një trashëgimi e madhe për njeriun. Detyra jonë mbetet ta forcojmë shtetin e së drejtës dhe të mos e lejojmë të gjunjëzohet përpara diktaturave dhe agresorëve të popujve. Po aq e rëndësishme është të mos lejojmë të gjunjëzohet përpara korrupsionit dhe të fitojë medoemos betejën me ta. Është një detyrim që buron edhe nga mirënjohja për të gjithë ata që shpikën dhe sanksionuan për herë të parë garancitë e lirive e të drejtave të njeriut.

*Konstitucionaliste

Next Post
“Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!”

Kriza në PD/ Salianji: Që të bashkohemi duhet të heqim “vijat e kuqe”. Të nisim negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

“Paratë shkojnë për fantazma luksi!”- Përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile, më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

January 10, 2026
VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

January 10, 2026
Krimet zgjedhore, Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Rreth lajmit që Altin Dumani po vjen në Kosovë

January 10, 2026
Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

January 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi për sot/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes…

January 10, 2026
Zbulohet magazina ku stampoheshin veshjet kontrabandë me logo false/ Arrestohet shtetasi turk, një tjetër në kërkim.. (EMRAT-VIDEO)

Zbulohet magazina ku stampoheshin veshjet kontrabandë me logo false/ Arrestohet shtetasi turk, një tjetër në kërkim.. (EMRAT-VIDEO)

January 10, 2026
‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

January 10, 2026
VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

January 10, 2026
Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

January 10, 2026
Ky është pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit në Klos! Pas rënies së makinës në përrua u braktis nga shoku i tij… FOTO-VIDEO 

Ky është pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit në Klos! Pas rënies së makinës në përrua u braktis nga shoku i tij… FOTO-VIDEO 

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In