• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa pyetje që ngrihen nga loja e PD me “Babalen” dhe gabimi i përsëritur

by A R
17/05/2018 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike kaloi në nivelin e dytë të “videolojës” politike në funksion të një axhende të paqartë, ku goditja është e përqëndruar te ministri i Brendshëm. Pas publikimit të audiopërgjimit që ka mbetur ende pa autor dhe refuzimit të Xhafajt për të dhënë dorëheqjen, selia blu ka publikuar këtë të enjte një intervistë me “dëshmitarin x”, i cili thotë se është ai personazhi që bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit dhe se biseda e tyre ishte për transport kanabisi.

Albert Veliu i vetëprezantuar me nofkën “Babalja” konfirmon autenticitetin e bisedës dhe thotë se me grupin e Agron Xhafajt ka trafikuar kokainë në vitin 2002  dhe se biseda e 4 muajve më parë ishte për të vënë në provë vëllain e ministrit nëse mund ta ndihmonte për të bërë një rrugë kanabisi.

Në dëshminë e tij personazhi me nofkën “Babalja” thotë se iu drejtua Partisë Demokratike si intitucioni më i besueshëm dhe flet për lidhje të Agron Xhafajt me shefin e Krimeve të Vlorës dhe struktura të policisë lokale.

Nga një audiodëshmi, PD kaloi në një videodëshmi  si provë e implikimit të vëllait të ministrit në afera droge. Por pyetjet që ngrihen janë të shumta lidhur me këtë aksion të opozitës. Kush është autori i audiopërgjimit? A e kanë servirur atë shërbimet partnere apo është bërë nga njerëz të opozitës? Varianti i fundit i servirur përmes gojës së “dëshmitarit x”, pra “Babales” është se audiopërgjimi është kryer nga vetë Agron Xhafaj. Për në opozitë që ka si axhendë vetëm interesin publik,  prova themelore është transparenca e gjithë burimeve të saj, jo vetëm informative, por edhe financiare. Partia Demokratike refuzon ta bëjë këtë gjë, duke pretenduar të shkarkojë një ministër me një audiopërgjim dhe videodëshmi që ka shumë anë të errëta.

Shqipëria nuk është një vend normal, ku ministri mund të japë dorëheqjen sepse u vonua në mbledhje apo sepse bleu një verë të shtrenjtë dhe kësisoj çdo pretendim për standarde morale duhet të nisë pikësëpari nga opozita që pretendon të marrë nesër drejtimin e vendit për të qeverisur me transparencë.

Nuk e dijmë ende nëse opozita është e përdorur në këtë histoti dhe luan me ndërgjegjie të plotë rolin e një kamikazi politik në përfitim të një rruge të lehtë bashkëqeverisje në të ardhmen.

Një gabim i përsëritur

Partia Demokratike duket se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe me audiopërgjimin e vet ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt. Përveç se ministri i Brendshëm qëndron në detyrë, PD-ja rrezikon që të vihet përpara kërkesës për të zbardhur autorësinë e përgjimit që mund të jenë edhe shërbime të huaja. Po kështu duhet provuar autenticiteti, që është çështje më vete.

Nga ky këndvështrim, opozita ka ndërmarrë një veprim jo shumë të menduar, duke mos dëshmuar seriozitet. Ajo nuk i ka bërë të qartë opinionit as edhe axhendën e vet në këtë rast. Synimet, qëllimet e veta duke lënë sërish dyshimet se pas lojës me përgjime, komunikimi me qeverinë vazhdon rregullisht.

Shembulli me sulmin operativ ndaj Fatmir Xhafës na provon sërish se ky nuk është roli i një opozite. Dhe se përmes lëvizjeve të tilla mund të fitohet ndonjë njollosje imazhi të qeverisë, por jo diçka më shumë.

Opozita e tanishme e provoi disa herë në mandatin e shkuar këtë lloj politike. Në fillim ajo e lëshoi veten në çështjen Doshi-Meta, pa arritur ndonjë gjë. Duke akuzuar Ilir Metën si porositës vrasjesh, Partia Demokratike në finale bëri punën e Edi Ramës që I duhej goditja e partnerit të vet. Mandej, opozita u mor gjerë e gjatë me pajisjen përgjuese që implikonte ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, sërish pa rezultat. As hetim parlamentar serioz nuk u kërkua dhe u konkludua, për të vazhduar me një marrëdhënie të paqartë deri në fund të mandatit të parë të socialistëve. Demokratët nuk arritën as të sjellin ndonjë përfitim publik nga debati për çështjen  e CEZ që u personalizua si kauzë e Sali Berishës.

Por PD-ja pati dy arritje që i duhen shënuar: së pari me ligjin për dekriminalizimin dhe me Çadrën e protestës. Në të dyja rastet kemi një produkt politik real, pavarësisht se si peshon ai në interesin publik. Përfshirja në lodra të tilla nervash me një qeveri që ka vetëm gjashtë muaj që ka dalë nga zgjedhjet e konfirmuar, është një qasje taktike dhe e ngushtë ndërkohë që retorika e opozitës zgjerohet drejt ambicieve të tilla si revolucion, revoltë etj..

Patjetër që probleme të tilla madhore si ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri janë në favor të pakicës, por nuk duhet harruar se deficiti elektoral i 2017-ës, në kushtet kur skandalet e qeverisë nuk kishin të sosur për katër vjet, tregon se nuk mjafton të ngresh gishtin e akuzës ndërkohë që vetë je kompromentuar me lloj – lloj pazaresh. Është një mësim që duhet mbajtur mend mirë: në opozitë duhet të afirmohesh si OPOZITË që të të mund të ndikosh te perceptimi i njerëzve dhe besimi i tyre. Në të kundërt nuk është fare çudi që edhe nëse qeveria bie, në zgjedhjet e reja të kemi një rezultat dramatik për PD-në dhe partneren e saj, LSI. Për arsyen e thjeshtë se tani e dinë të gjithë se interesi publik i qytetarëve të zakonshëm, për pronën, punën e shëndetin, nuk është realisht në axhendën e askujt.

Edi Rama mund ta lëshojë Fatmir Xhafën dhe ndonjë ministër tjetër. Por jo nën presionin e PD-së, thjesht kur t’i leverdisë vetë. Njësoj si me Tahirin të cilin e nxori nga qeveria muaj përpara se prokuroria t’i kërkonte arrestimin. E në këtë rast për opozitën nuk mbetet tjetër veçse të shikojë sesa mirë funksionon bashkëqeverisja…/Respublica/a.m.

Next Post
Mourinho cinik: “Cristiano s’largohet dot nga Reali”

Mourinho cinik: “Cristiano s’largohet dot nga Reali”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?

February 5, 2026
Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

February 5, 2026
Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

February 5, 2026
“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

February 5, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

February 5, 2026
Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

February 5, 2026
KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In