• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa këshilla/ Si të mos e teprojmë me ushqimin natën e Vitit të Ri

by Java News
31/12/2017 10:45
Roast Turkey and Stuffing

Roast Turkey and Stuffing

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I thoni PO

Ujit
Konsumi i mjaftueshëm i ujit gjatë ditës është shumë i nevojshëm për të lehtësuar proceset metabolike dhe djegien e kalorive. 1-2 gota ujë përpara cdo vakti mund t’ju ndihmojnë të konsumoni më pak ushqim. Gjatë gjithë ditës nevojiten 2L ujë këshillon dietologia e njohur Blerina Bombaj.

Të ngrënit cdo 3 orë
Të ngrënit 5 vakte gjatë ditës, cdo 3 orë, ndihmon të kontrollojmë sasitë e ushqimit në vaktet që konsumojmë. E ngrëna në të njëjtat orare është e dobishme gjithashtu.

Sallatave përpara vaktit
Konsumi i porcioneve të bollshme të zarzavateve përpara se të vazhdoni në pjatën kryesore ju ndihmon të ndjehenitë ngopur me më pak ushqim. Gjithashtu, prezenca e fibrave në stomak mund t’ju “vjedhi” ca kalori dhe të mos i lejojë të disponohen për energji.

Vajit të ullirit
Vaji i ullirit ekstra i virgjer është yndyrë e cila na ndihmon të mos djamosemi në bark. Këto acide lyrore kanë efekt pozitiv në metabolizem prandaj preferoni të gjitha gatimet tuaja me vaj ulliri.

Sallatës Ruse
Me fasule, bizele, karrota dhe me majonezë të bërë vetë, kjo sallatë është shumë e shëndetshme sepse edhe na ngop – edhe na ushqen.

Mishit të bardhë
Vendosni porcione të bollshmë të mishit të bardhë në pjatën tuaj pasi në këtë mënyrë do të ndjeheni të ngopur ndërkohë që metabolizmi juaj do të punojë më shpejt për të tretur proteinat që përmbahen te mishi.

Domateve & qepëve
Përmbajnë mineralin krom i cili ndihmon në metabolizmin e sheqernave.

Ëmbëlsirave me kanellë
Kanella ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Verës së kuqe
Konsumi me mase i verës së kuqe, si psh., 1-2 gota në ditë (jo cdo ditë), ndihmon në përshpëjtimin e metabolizmit, ne uljen e inflamacionit dhe në parandalimin e rritjes së kolesterolit në gjak.

“Muhabetit”
Sa më shumë të flisni, aq më ngadalë do të hani, aq më shpejt do të ngopeni.

Stevias
Stevia është sheqer pa kalori i cili prodhohet nga bima e Stevias dhe është alternativë shumë e mirë e sheqerit për ëmbëlsirat.

“Agjërimit”
Ndonjë ditë mund ta bëni pushim nga ushqimi duke konsumuar jo më shumë se 500kcal, për t’i dhënë mundësinë organizmit të përdori kaloritë e marra me tepricë gjatë ditëve festive. Teoria e të ndënjurit tek tuk pa ngrënë po merr komente pozitive në komunitetin shkencor pasi, duket se lidhet me përmirësim të bio-parametrave që lidhen me parandalim të plakies.

Lëvizjes
Duke qënë të prirur të “ngarkoheni” (me kalori) duhet të merrni masat edhe të “shkarkoheni” (me lëvizje). Të ecurit 60min cdo ditë do t’ju japë mundësinë të digjni të paktën ½ e copës së bakllavasë!

Cdo gjë me masë
Nëse zgjidhni të jeni të përmbajtur në sasitë që konsumoni ushqimet, sidomos ëmbëlsirat.

I thoni JO

Lëkurës së gjelit të detit
Aty akumulohet gjithë yndyra e mishit gjatë gatimit. Nëse shpendi është rritur me preparate si antibiotikë & hormone rritjeje ato akumulohen ne sasi më të koncentruar te lëkura prandaj bëni mirë ta largoni pasi ta keni gatuar mishin me lëkurën e tij.

Ëmbelsirave me stomak bosh
Eshtë më mirë të konsumoni një copëz bakllava pas vaktit kryesor, sesa të pangrënë pasi, kjo mund t’ju rrisë dëshirën dhe nepsin për të ëmbla.

Darkës së ngarkuar
Mos lejoni të konsumoni vakt të rënduar me kalori dhe yndyrë përpara se të flini gjumë në darkë. Përpiquni që të kalojnë të paktën 3 orë pas një vakti të plotë deri në orarin e gjumit.

Salcave të gatshme
Zakonisht, salcat e gatshme të sallatave dhe të ushqimeve të tjera, sidomos salca e sojes, janë tepër të pasura në kripë. Kripa përbën rrezik pë rata që vuajnë nga hipertensioni.

Yndyrës së tepruar
Gjatë ditëve të festive, ngarkesa e tepruar me yndyrë të ngopur si margarina, gjalpi dhe kremi i qumështit mund t;ju rrisin yndyrnat në gjak dhe të vendosin në rrezik personat e predispozuar për episode kardiake!

Pijeve me sheqer
Largoni nga shtëpia juaj pije të sintetizuar dhe të koncentruara në sheqer. Nuk keni nevojë për to. Beni limonata, shtrydhni, fruta, kombinoni lëngje me ujë me gaz dhe fruta të ndryshme dhe me perime si kastraveca, karrota dhe domate.

a.ç

Next Post
Përfshirja e SHBA në dialog, presidenti Thaçi së shpejti në Shtëpinë e Bardhë

Thaçi: Kosova do të jetë në OKB.Do përshpejtoj Asociacionin e komunave serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In