• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Disa e gjuajnë Vettingun nga çadra, disa me letra drejt Brukselit

by A R
27/02/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Duket se bllokimi i komisioneve nga PD për zgjedhjen e organeve të Vettingut nuk është i vetmi ngërç që e pengon Reformën në Drejtësi. Dilema të tjera dhe kundërshti që vinë nga brenda qeverisë janë një “shkelm” që po tentojnë ta shtyjnë procesin, këtë radhë institucionalisht.

Dy ministrat Gjosha dhe Vasili më herët kanë shprehur paqartësi mbi rolin e investitorëve të Reformës, Donald Lu dhe Vlahutin. Pas sqarimit për rolin e tyre në bordin e ONM-së, ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI ka dërguar një tjetër letër ku formulën dhe përbërjen e quan antikushtetuese.

LSI ka paralajmëruar kështu dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo u bë publike pikërisht 3 ditë para se ONM-ja të publikojë listën e zezë me kandidatët për pozicionet e Vettingut.

Letra e Vasilit është dërguar një ditë para darkës Rama-Meta ku i pranishëm ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi. Roli i këtij të fundit në proces është një pikëpyetje tjetër e ministrit të Drejtësisë. Pra e gjitha shpjegon darkën e 21 shkurtit dhe prezencën e Agaçit në tryezën Rama-Meta.

Megjithëse e paralajmëruar, rezistenca ndaj Vettingut duket se është më e organizuar seç mendohej. Pozicionimin brenda çadrës dhe letrat e dërguar drejt Brukselit janë dy frontet e ‘luftës’ që synojnë shtyrjen e reformimit të gjyqësorit dhe krijimin e institucioneve të reja anti-korrupsion. I habitshëm mbetet fakti sesi një parti si LSI, që betohet për miratimin e reformës, i bashkohet qëllimit të çadrës në një sulm alternativ. Dhe këtu ka një dallim, që e nxjerr Lulzim Bashën “burrë më të ndershëm”. Ndërkohë që LSI e sulmon hapur reformën përmes shkresave që mbarojnë me shenjë pikësimi pyetëse-habitore, Partia Demokratike e justifikon sulmin e saj në emër të protestës për zgjedhjet.

Problemi i dytë që shfaqet ditët e fundit pas iniciativës së Shoqërisë Civile është mungesa e eksponentëve të LSI minimalisht për ta mbështetur peticionin pro-Vetting. Ndërsa një pjesë e deputetëve dhe ministrave të qeverisë kanë dalë publikishit duke firmosur kundër bojkotimit të reformës, një peticion mbarëpopullor po kalohet në heshtje nga partia e Ilir Metës.

Reforma në Drejtësi e pagëzuar nga faktori më i rëndësishëm ndërkombëtar nuk mundet kurrësesi të vihet në diskutim si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Kjo pasi Perëndimi i ka formuluar njëherë e mirë ligjet, bordet, institucionet që do të themelohen dhe funksionimin e tyre.

Sinkroni me Partinë Demokratike kundër reformës, por me argumente të ndryshëm, na jep më shumë se kurrë një panoramë të qartë të një koalicioni në distancë. Dhe më shqetësues madje sesa flirtimet periodike të partisë së dytë në qeveri me dyshen Berisha-Basha. /JAVANEWS

Next Post
FOTO E DITES/ Rama surprizon, hipën në pirgun e zhavorrit bashkë me fëmijët në Elbasan

FOTO E DITES/ Rama surprizon, hipën në pirgun e zhavorrit bashkë me fëmijët në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

December 19, 2025
Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

Shtyhen sërish nga SPAK afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

December 19, 2025
Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

December 19, 2025
Tri fjalë që pengojnë demokracinë

Morali i Blendit që prodhon burg pa gjykim

December 19, 2025
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

December 19, 2025
Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

December 19, 2025
“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

December 19, 2025
Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In