• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomatja Pranvera Skana: Politikanet shqiptare kujdesen më shumë për veshjen, s’kanë sjellë asnjë risi

by Java News
08/01/2019 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuhet se pas një fytyre engjëlli fshihet një djall, dhe kur e pyesim për mëkatet e saj ajo shprehet: ’Mëkatoj sa vetë djalli!

Por, personazhi ynë nuk është një djall, është një vajzë ambicioze që nuk ka gjë që mund ta ndalë në sfidat e saj për të qenë një karrieriste e suksesshme.

Pranvera Skana, aktualisht punon si këshilltare për median dhe diasporën, në Ambasadën shqiptare në Londër. Profili i saj është mjaft sfidues dhe atje njihet si diplomatja ‘që nuk lë dy gurë bashkë’, për shkak të protagonizmit që ajo ka me diplomatet e huaj atje dhe në gjithë diasporën shqiptare në Britani.

E shkolluar në shkollat me britanike si Westminister, Goldsmith University dhe së fundmi në London School of Economiks, një ditë të bukur krejt papritur vendos të braktisë ‘gjithçka’ për diplomacinë…

Vjen pas 4 vitesh me një intervistë ku do rrëfeje… mëkatet edhe privatësinë e saj…

Më lejoni t’ju drejtohem Prof. Pranvera, si dikur kur isha studentja juaj dhe sot kam kënaqësi që t’ju intervistoj.  A e dinit që ishit një pedagoge model për shumë vajza në auditor, jo vetëm si profesioniste por edhe si femër?

Faleminderit. Di të them që merrja pafund energji pozitive nga ju, brenda dhe jashtë auditorit. Jam munduar sadopak t’ju ‘komunikoja’ se shkollimi i mirë është gjëja më dinjitoze në jetën e një vajze, në jetën e një gruaje. Ndërsa për ty si ish studente e imja e gazetarisë, tani do të ju ri-vlerësoj në varësi të pyetjeve që do më bëni në vijimJ.

Si fillim kënaqësi që pranuat këtë intervistë. Si jeni gjendur në diplomaci pasi ju njohim më parë si pedagoge dhe eksperte e komunikimit?

Në gjykimin tim, diplomacia nuk është asgjë më shumë apo më pak sesa ‘komunikim’. Komunikimi i një mesazhi, i një fenomeni, diplomacia ndërmjetëson, lobon, zhvillon politika, kontakte etj. Diplomacia është aksion komunikativ. E kush mund të jetë një diplomat më i mirë së sa një gazetar?!. Mbase kolegët e mi diplomatë karriere nuk pajtohen me këtë që unë po shpreh por diplomacia është një ‘tërësi shprehjesh komunikative’ aq më tepër në ditët e sotme ku diplomacia klasike po vdes. Diplomacia përmbledh komunikimin politik, kulturor, institucional, verbal e jo verbal etj. Një ekonomist do ishte gjithashtu një diplomat shumë i mirë etj. Besoj, që unë nuk jam rastësisht në këtë punë, jam brenda fushës time të interesave profesionale dhe kualifikimit. 

Ju jeni një vajzë në karrierë dhe sharmante. Ndikon imazhi në sukses?

Nuk di ta them këtë, është një klishe e tejkaluar, aq me tepër tani që punoj në një realitet si Londra dhe puna më lidh me shumë profile grash/vajzash shqiptare dhe të huaja në karriere. Refuzoj të shpreh që shumë prej tyre që punojnë në korporata ndërkombëtare ose ne zyrat financiare të  ‘City of London’, janë aty për faktin se janë të bukura.  E bukura të favorizon në pasarela, televizione, në industrinë e modës. Jam e prirur te besoj që bukuria të jap një dorë në shkallët e karrierës mbase në shoqëritë më pak të zhvilluara. Në shoqëritë me evropiane, ato perëndimore them se vlerësojnë atë çfarë ti din të bësh, për atë që ti vlen, çfarë përfaqëson një grua në kuptimin e profesionalizmit, shkollimin, e pastaj pa diskutim meqë e kemi kaq merak edhe bukurinë e sharmin e saj. 

Çfarë mendoni për gratë në politikën shqiptare?

Mendoj që një grua duhet ta meritojë që të jetë pjesë e politikës jo vetëm për fatin që është ‘grua’. Mbushja e kuotave gjinore në institucionet e politikbërjes nuk duhet të jetë një shifër, një statistikë por një përfaqësim cilësor gjinor.  

Keni një model gruaje në politikën shqiptare?

Kam shumë modele, por do doja të thoja më parë anti-modelet. Nuk do përfaqësohesha kurrë nga modelet e grave në politikën shqiptare që e konsiderojnë parlamentin si një ‘CatWalk’, dhe të veshura si kinkaleri. Kjo më jep idenë që mbartin ende komplekset se imazhi vlen më shumë se përmbajtja në politikën tonë. Shoh që ende nuk kanë përqafur një emancipim perëndimor të mënyrës së të bërit politikë. Si votuese, mua nuk do më përfaqësonin kurrë, gratë që ngrenë zërin nëpër studio televizive për të treguar sa të zonjat janë dhe burrërojnë sjelljet e tyre për të impresionuar jo audiencën por lidershipin e partive që përfaqësojnë.  Nëse ju hapni televizionet britanike, franceze, etj. në asnjë vend të botes nuk shikoni gra në këtë format. Por nuk mohoj se Shqipërisë nuk i kanë munguar dhe as nuk i mungojnë gratë që frymëzojnë në politikë.  

Po thoni për burrat shqiptar bëjnë më mirë politikë?

Po, nuk më komplekson fakti që të them se komunikimi politik në Shqipëri këto vite ka bërë revolucion kryesisht nga burrat. Gruaja shqiptare akoma nuk ka sjell një risi në politikën tonë.

Do ju shohim në politikë?

Nuk e lakmoj. Jam e prirur drejt profesioneve të pavarura, akademia psh.

Po lë pas pyetjet profesionale për të kaluar tek ato më personale. A jeni person që  bëni shumë mëkate?

Mëkati, është gjendja e papërsosmërisë së njeriut. Mëkati ka lindur njëherësh me ne. Po kam bërë dhe bej mëkate. Bëj mëkate sa vetë djalli! Edhe pse që në krye të herës të ndanim konceptet nëse kam bëre ‘mëkate’ ose ‘gabime’?! Gjithsesi, të dyja këto janë pjesë e jetës time.

Na rrëfe një mëkat?

Po, në kontekstin fetar pra në atë biblik ‘Zilia’, ‘Gënjeshtra’,  ‘Lakmia’, ‘Epshi’, ‘Krenaria’, ‘Mendjemadhësia’, ‘Tradhtia’ etj., të gjitha cilësohen si mëkate. Kështu që unë të gjitha këto i kam bërë dhe tani po kuptoj që paska ardhur koha të rrëfehem. J.

Ke tradhtuar?

Po, kam tradhtuar shpesh herë dëshirat e mia.

Çfarë është dashuria për ty?

Është një proces që nuk besoj që ‘dekantohet si vera’ për t’u bërë më e mire. Është një proces që fillon, cek një limit të caktuar dhe nis e djehrret, zhbëhet. Për ta lidhur sadopak me atë pyetjen që më bëtë me sipër mbi ‘mëkatet të mia’, nuk besoj në ato deklaratat kishtare të tipit ‘Deri kur vdekja të na ndaj’, nuk besoj në dashurinë e përjetshme. Dashuria modelohet gjatë rrugës, kthehet në ndjenjë përkujdesje, respekti e të tjera forma të ngjashme si këto.

Je në dashuri?

…fal pafund dashuri dhe marr po ashtu.

Çfarë mendon për martesën?

Unë nuk kam qene asnjëherë e martuar. Nuk mund të jap një përgjigje për sa kohe që nuk e di se çfarë është martesa dhe marrja e përgjegjësive në çift. Kur ta provoj do e ndaj si eksperiencë.

Do zgjidhnit një partner të huaj apo një shqiptare?

Nuk mund të them kush më mirë e kush më keq. Do thoja që janë eksperienca krejt të ndryshme. Kjo zgjedhje vjen spontane dhe jo me protokoll.

Si i keni plane për të vijuar karrierën diplomatike apo …?

Së shpejti në Shqipëri…

a.cupaj

Next Post
VIDEO/ Burri futet në shkollë, plagos me thikë 20 fëmijë

VIDEO/ Burri futet në shkollë, plagos me thikë 20 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat me përparësi zhvillimi në Klos dhe Vaun e Dejës

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat me përparësi zhvillimi në Klos dhe Vaun e Dejës

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Ishte sot në SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci merret i pandehur

December 19, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Zbardhet i plotë vendimi i qeverisë/ Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari 2026

December 19, 2025
Miratohet vendimi, paga shpërblim për efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Ndryshime në qeveri/ Ministria e Mbrojtjes me një zv.ministër të ri, Rama firmos emërimin (EMRI)

December 19, 2025
Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

December 19, 2025
Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

December 19, 2025
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

December 19, 2025
VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

December 19, 2025
Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

December 19, 2025
VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In