• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomati i lartë hebre Yuval Fischer: Endrra ime të mbaj një fjalim në gjuhën shqipe

by A R
22/02/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina HOXHA

Yuval Fischer, Zëvendës Ambasador i  Izraelit në Shqipëri,  i emëruar në këtë post gushtin e shkuar, shkruan poezi , i bie violinës dhe është pjesë e Korit Europian. Ai ka filluar të artikulojë në gjuhën shqipe dhe madje e ka ëndërr të ketë një fjalim në gjuhën shqipe. Por mbi të gjitha zemra e tij rreh për të drejtat e njeriut . Në një intervistë për Gazeta Shqiptare,  Fischer nënvizon se  misioni i tij është t’i japi një shtysë çështjeve të të drejtave të njeriut midis dy vendeve tona, pa lënë prapa kulturën dhe diplomacinë publike.

Sipas tij, Shqipëria është një vend që tregon se gjërat mund të jenë ndryshe.  Me kontributin e tij dhe të palës izraelite, tre ekspertë izraelitë për  fëmijët me aftësi të kufizuara erdhën në Shqipëri dhe morën pjesën në javën për ndërgjegjësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. “Përkatësisht, Z. Michael Arnon, ekspert për fëmijët me aftësi të kufizuara  për arsim dhe trajnim, Zj. Ayala Gerber dhe Z. Kobi Mizrachi, ekspert për terapinë dhe muzikën si edhe kuzhinier i njohur i cili gatoi ushqim izraelit për fëmijët, morën pjesën në këtë Jave dhe ata bënë një punë të shkëlqyer me fëmijët,” thotë Fischer.

Diplomati konfirmon se ky rast i dha mundësinë nisjes së një bashkëpunimi me Ministrinë e Mirëqënies Sociale, organizatën e World Vision and Down Syndrome Albania. Më tej, ai zbulon se dy palët së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje kulturore, arsimore dhe shkencore.

A do të kishit një vlerësim për marrëdhëniet bilaterale midis Shqipërisë dhe Izraelit ?

Ato janë të shkëlqyera. Ne po sjellim kompani izraelite për të investuar në Shqipëri ndërsa vizita të ndërsjella të nivelit të lartë po ngjasin midis dy vendeve tona. Gjithashtu, axhenda ime ka si qëllim t’i  japi një shtysë çështjeve të të drejtave të njeriut midis dy vendeve tona si dhe zhvillimit të aktiviteteve kulturore. Por edhe promovimit të iniciativave që kanë të bëjnë me Diplomacinë Publike. Për shembull, për herë të parë, ne paraqitëm në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Tiranë një libërth të ri Shqiptaro-Izraelit me shprehje të dobishme për komunikim të përditshëm.

Si një diplomat i sapo emëruar, si e shikoni Shqipërinë?

Shqipëria është një vend që tregon se gjërat mund të jenë ndryshe. Si Shqipëria ashtu edhe Izraeli janë dy vende relativisht të reja por me një histori që shkon prapa në shekuj. Ne ndajmë ngjashmëri të caktuara përfshirë edhe krenarinë tek trashëgimia jonë kombëtare ndërsa vlerësojmë demokracinë dhe dinjitetin njerëzor. Miqësia jonë është e fortë dhe ne kërkojmë ta thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë duke ndarë eksperiencën dhe njohuritë tona të dyanshme që ne kemi fituar në vite në shumë fusha. Që nga viti 2008, kontaktet midis njerëzve midis dy vendeve tona ju dha një mbështetje e fortë pasi Shqiptarëve ju dha e drejta të hynin në Izrael pa vizë. Kjo i fuqizon edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe duke rritur fluksin e turistëve dhe lidhjet e biznesit.

Kush janë fushat që pala izraelite i konsideron më të rëndësishmet në marrëdhëniet Shqipëri-Izrael?

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona po shtrihen edhe më tej në tregti, investime, energji dhe ujë. Pra, është e qartë se fokusi ynë është pikërisht në këto fusha. Më tej, fëmijët janë e ardhmja e të Nesërmes. Kështu ne kemi nevojë të investojmë në brezat e rinj nëpërmjet bursave dhe marrëveshjeve kulturore, arsimore dhe shkencore. Ne do ta arrijmë një marrëveshje të tillë shumë shpejt.

Por sa i takon inovacionit dhe sipërmarrjes së lirë? Si po shkon shkëmbimi i kësaj eksperience midis dy vende tona?

Kultura izraelite është gjithashtu një kombinim unikal i inovacionit dhe sipërmarrjes së lirë. Izraeli nuk është thjesht një vend, është një mënyrë i të menduarit dhe politika izraelite lidhur me inovacionin, kërkimin dhe zhvillimin si dhe shërbimin në ushtri janë faktorë kyç në zhvillimin e vendit tonë. Kapitali ynë i vetëm që ne kishim ishin njerëzit. Për shembull,  kur ne pamë se na mungonte uji,  kërkuam për rrugë të tjera për të zëvendësuar këtë mungesë duke përqafuar shkencën dhe teknologjinë. Kështu sipërmarrja jonë e parë ishte në fushën e bujqësisë. Ne, si  vend, i kushtojmë shumë rëndësi vizionit.  Izraeli është një vend i vogël, i rrethuar nga kërcënime, kështu Ushtria krijoi sektorin e saj të vet të kërkimit dhe zhvillimit. Izraeli është ende një vend i vogël në territor dhe popullsi. Pra, nuk është një vend i madh industrial , por ne investojmë në cilësi më shumë se sa në sasi.

Të drejtat e njeriut duket se zënë një vend të madh në axhendën e përbashkët të dy vendeve. Së fundmi, ju morët pjesë në një aktivitet me fëmijë me aftësi të kufizuar. Ju lutem, a mund të ndani me ne mendimet tuaja rreth tij?

Të drejtat e njeriut janë pjesë e axhendës sime. Java për ndërgjegjësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara lindi si ide dy muaj më parë dhe pasi i diskutuam çështjet  me zëvendës ministren për mirëqenie sociale, Zj. Kospiri, vendosa të krijoj këtë  javë të mrekullueshme dhe të sjell tre ekspertë nga Izraeli, përkatësisht, Z. Michael Arnon,  ekspert për fëmijët me aftësi të kufizuara  për arsim dhe trajnim, Zj. Ayala Gerber dhe Z. Kobi Mizrachi, ekspert për terapinë dhe muzikën si dhe kuzhinier i njohur i cili gatoi ushqim izraelit për fëmijët. Këta ekspertë bënë një punë të shkëlqyer me fëmijët. Ne ishim në katër qytete: Tiranë, Fier, Durrës dhe Kurbin.  Në Kurbin, u takova me kryebashkiakun i cili na rezervoi një mikpritje të ngrohtë dhe së bashku diskutuam për bashkëpunimin e ardhshëm mbi këto cështje. Me këtë rast, ne nisëm edhe një bashkëpunim me ministrin e mirëqënies sociale, organizatën e World Vision and Down Syndrome Albania.

Si e kanë mbështetur hobet personale karrierën tuaj?

E dua shumë kulturën. Shqipëria është e bekuar me artistët e saj të veçantë të të gjitha zhanreve. Kam takuar Drejtoreshën e re të Operas dhe Baletit, Zj. Zana Çela dhe kam privilegjin të shikoj kërcimtarët e mrekullueshëm dhe të talentuar, performancat e tyre dhe interpretimin e operave. Unë  i bie violinës dhe shkruaj poezi ndërsa jam pjesë e Korit Europian.

Next Post
Qytetarët kosovarë e revoltuar me punën e Komisionit të territorit

Qytetarët kosovarë e revoltuar me punën e Komisionit të territorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

September 7, 2026
Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

September 7, 2026
Kufizimi nga Rusia/ Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit

Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

September 7, 2026
Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

September 7, 2026
“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

September 7, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

Gushti përgjaku rrugët, 22 të vdekur në 159 aksidente! Detajet e statistikave, nga grupmosha te dita e ‘mallkuar’ !

September 7, 2026
VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

September 7, 2026
Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Fatura e aksidenteve, AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike!

September 7, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

“Nuk e prisnim në këtë formë”- Kancelari Merz i tronditur pas rezultatit zgjedhor dhe fitores së AfD: Diçka ka ndryshuar në Gjermani!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com