• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi i Dioguardit: Berisha autor i bllokimit të Reformës në Drejtësi, ndaj ka korrupsion

by Java News
14/11/2016 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ish-kongresmeni amerikan Joseph J. Dioguardi, një mbështetës i fortë i Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, ka sulmuar ashpër Sali Berishën. Ai thotë se Berisha ka bllokuar reformën në drejtësi.

“Në Shqipëri do të mbajnë një Samit të Diasporës. Jam i lumtur që po përpiqen të bashkojnë njerëz nga e gjithë bota. Por çfarë është gjëja kryesore që Rama kërkon t’u thotë të gjithëve në atë samit? Ejani dhe investoni në Shqipëri.

Ai duhet ta dijë se shqiptarët kanë investuar tashmë dhe kanë humbur shumë para. Ata nuk mund t’u besojnë gjykatësve, nuk mund t’i besojnë sistemit të drejtësisë. Më në fund ata thonë se do të kenë reformë në drejtësi. Berisha e ka bllokuar gjithmonë reformën në drejtësi.

Ai mund të jetë edhe më keq se Rama, me aq sa di unë. Unë nuk kam qenë më atje prej vitesh dhe nuk dua të përfshihem në politikat e tyre. Përderisa nuk zhdukni korrupsionin, si mund t’u kërkoni shqiptarëve të diasporës që të vijnë e të investojnë”, thotë ai në një intervistë për Mapo.

“Më kujtohet kur shkova në Shqipëri për të ndihmuar Berishën që të zgjidhet dhe të rrëzojë sistemin e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Dy herë. Herën e parë në vitin 1991 dhe unë drejtova delegacionin e monitoruesve të zgjedhjeve dhe ne e dinim se zgjedhjet nuk ishin të drejta sepse komunistët kontrollonin gjithçka, edhe median.

 Zëri i Popullit shkruante vetëm për Ramiz Alinë. Unë u ktheva dhe i tregova kongresmenit Lantos se ato zgjedhje nuk ishin të mira. Dhe ne thamë se zgjedhjet duhen mbajtur sërish. Departamenti i Shteti ra dakord me mua. Delegacioni i ish-kongresmenëve që unë drejtoja së bashku me ish-kongresmenin Bigna, gjithashtu.

 Ajo që ndodhi pastaj, është se ata thanë zyrtarisht që zgjedhjet nuk ishin të mira dhe duhen mbajtur sërish. Dhe ne na u desh të ktheheshim sërish në vitin 1992.

Çfarë i thashë Berishës kur u ktheva për së dyti? Të lutem zoti Berisha, të lutem krijoni një sistem politik si në SHBA. Mos u mundo të miratosh një kushtetutë ndryshe.

 Bëj të njëjtën gjë si ne. Jo. Ai kishte idetë e tij. Ai donte të kontrollonte gjykatësit dhe sistemin e drejtësisë dhe tani ndodh që ka gjithë atë korrupsion.

 Sepse njerëzit thonë mund të marrim një avokat për një copë letër që na duhet dhe paguajnë gjykatësin që ta marrin atë copë letër dhe ky quhet korrupsion”, vijon më tej ai.

ma.me

dir

Next Post
Mazniku: Mbledhja e taksave në 2016 rekord, vitin tjetër përfundon sheshi “Skënderbej” dhe “Pazari i Ri”

Mazniku: Mbledhja e taksave në 2016 rekord, vitin tjetër përfundon sheshi “Skënderbej” dhe "Pazari i Ri"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In