• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Mbledhja e taksave në 2016 rekord, vitin tjetër përfundon sheshi “Skënderbej” dhe “Pazari i Ri”

by A R
14/11/2016 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vijuar këtë pasdite prezantimin dhe konsultimin e projektbuxhetit të vitit 2017 me qytetarët. Takimi i radhës ishte me banorët e Njësisë Administrative Nr. 1, gjatë të cilit nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, paraqiti projektet që do të prekin këtë zonë, si dhe projektet strategjike që mbështeten nga Buxheti 2017. Ai theksoi se pavarësisht borxheve dhe punëve të lëna përgjysmë nga administrata e kaluar, u bë e mundur hapja e 100 kantiereve të punës, një pjesë e mirë të cilave hyjnë te projektet e mëdha dhe që kanë impakt te të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Një vit më parë miratuam buxhetin më ambicioz që ka pasur ndonjëherë Tirana, prej 15.5 miliardë lekësh; 2.5 herë më shumë se sa buxheti i vitit 2014 dhe 2 herë më i madh se sa buxheti i vitit 2015. Kemi forcuar administratën tatimore, kemi zgjeruar bazën e taksapaguesve dhe pa rritur taksat kemi arritur një performancë prej 160% më të lartë vetëm në 9-mujorin e parë. Për t’u dhënë sërish një shifër, vetëm në 9-mujorin e parë të vitit 2016 kemi arritur të ardhura rekord për dhjetë vitet e fundit, në të gjithë vitin”, tha nënkryetari Mazniku. Ai theksoi se edhe për vitin e ardhshëm Buxheti vjen sërish me një rritje të konsiderueshme, i cili në krahasim me buxhetin e vitit 2014 është 3 herë më i madh dhe gati 30% më i madh se ai i vitit 2016. Ndërkohë, ai bëri të ditur se ky buxhet në rritje do të bëjë të mundur rritjen e investimeve për vitin që vjen, duke prekur direkt edhe Njësinë 1.

Ai theksoi se rritja e Buxhetit të vitit të ardhshëm nuk do të shoqërohet me rritje të barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset, duke konfirmuar se taksat dhe tarifat nuk do të ndryshojnë për 2017. Duke u ndalur te projektet madhore që do të mbështeten nga Buxheti i ardhshëm, Mazniku tha se sheshi “Skëndërbej” parashikohet të përfundojë brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm. Ai shtoi se do të vijojnë investimet edhe në Parkun e Madh të Tiranës, për ta bërë atë më funksional dhe të frekuentuar nga qytetarët. “Jemi në fazën e fundit, përpara se të fillojnë punimet për projektin e dytë të masterplanit. Janë dy projekte të kërkuara nga qytetarët që frekuentojnë parkun kanë kërkuar: një pistë e posaçme biçikletash, për rreth 10 km, si dhe një pistë vrapimi prej 5 km, e cila do të jetë për ata që shkojnë posaçërisht në park për të vrapuar”, u shpreh Mazniku. Ai theksoi se do të vijojnë projektet e Pazarit të Ri, Bulevardit apo Parkut Qendror të Tiranës.

Ndërkohë, ai bëri edhe një prezantim të projekteve të reja strategjike të Bashkisë së Tiranës, një pjesë e të cilave janë pjesë edhe e projektit të Planit të Përgjithshëm Vendor. Një prej tyre është edhe projekti i ndërtimit i shkollave të reja në gjithë Tiranën. “Kemi punuar shumë gjatë këtij viti për një studim të detajuar visibiliteti, i cili do të na japë mundësinë e krijimit të 17 shkollave të reja. Këto shkolla do të fillojnë punimet në mesin e vitit që vjen dhe do të kemi mundësinë që brenda pak kohësh të mbyllim përfundimisht problemin e shkollave me dy turne në të gjithë Tiranën”, tha Mazniku. Të tjera projekte që parashikohen për vitin 2017 janë: zgjerimi dhe sistemimi i shtratit të Lanës, pylli orbital, terminalet e transportit apo edhe ndërtimi i rrjetit minimal të biçikletave.

Mazniku u ndalu edhe te projektet që prekin direkt Njësinë 1, duke bërë të ditur se puna për realizimin e tyre do të vazhdojë me të njëjtin ritëm si vitin e parë. “Ndërtimi i rrugëve të bllokut ku kufizohet nga rrugët “Bashkim Kodra”, “Shpëtim Zajmi”, Spahiu dhe Ali Shefqeti. Rikonstruksioni i rrugëve të bllokut “Arben Lami”, “Ali Shefqeti”, “Aleksandër Konda” dhe rrugës që lidh “Aleksandër Konda” me rrugën “Fehmi Ibrahimi”. Rikualifikimi dhe ndriçimi i rrugës “Idriz Dollaku” dhe “Haxhi Sabri Koçi”. Thellimi dhe pastrimi i kanalit të hapur tek ish liqeni i Shkozës. Këto janë 4 projekte që synojmë të jenë investime kyçe në njësinë nr. 1 për këtë vit, vlera paraprake mbi 270 milionë lekë, që është ndjeshmërisht më e madhe sesa vlera e parashikuar 1 vit më parë”, përfundoi Mazniku./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 15 Nëntor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com