• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dino Mustafiç do verë në skenën e Tiranës “Equus” e Peter Shaffer

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dino Mustafiç, një nga emrat e njohur të teatrit ballkanik, është ftuar nga Teatri Kombëtar për të ngjitur në skenë projektin “Equus” nga Peter Shaffer. Regjisori boshnjak pritet të mbërrijë këtë javë në Tiranë për të zhvilluar një “work process – audicione”.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar “audicionet do të zhvillohen në ambientet e Teatrit Kombëtar më datë 18.06.2016, ora 11:00”. Në njoftim ftohen të gjithë aktorët e interesuar, të cilët nuk janë në marrëdhënie pune me Teatrin Kombëtar, të dërgonin CV (afati i fundit ishte dje).

Audicioni do të përfshijë bashkëbisedim mes regjisorit Dino Mustafiç dhe aktorëve, ushtrime të ndryshme improvizimi, kjo për shkak të strukturës së veçantë që ka vepra “Equus”.

Ardhja e Dino Mustafiçit në teatrin shqiptar nuk është aprovuar ende nga bordi i teatrit, pasi në njoftim thuhet se “pritet të aprovohet në mbledhjen e ardhshme të bordit artistik” pa dhënë një datë se kur do të jetë mbledhja e ardhshme e bordit.

Por, përtej raportit me bordin, ardhja e një regjisori të përmasave të Mustafiç në Tiranë është një ngjarje për teatrin, i cili duhet të jetë më i hapur ndaj prurjeve të autorëve të huaj.

I lindur në Bosnjë, me origjinë shqiptare, Dino Mustafiç, e ka lidhur jetën herët me skenën. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, dhe është drejtor i një festivali ndërkombëtar teatror MESS, që mbahet në Sarajevë prej gati 20 vitesh. Ai ka zgjedhur Peter Shaffer, dramaturgun britanik, me veprën e tij më përfaqësuese “Equus” për ta ngjitur në skenën shqiptare.

2016061512450311164620160615124458223

I vlerësuar me çmimin “Tony” me këtë vepër, Shaffer hulumton psikologjinë e mashkullit nëpërmjet ndërthurjes së ankthit të protagonistëve. I konsideruar si mjeshtër i dualizmit, një dramaturg klasik, i cili e distanconte veten nga djaloshi i zemëruar i gjeneratës së Shaffer ka një gjuhë që të godet në veprat që shkroi. Vendosja në skenë e veprës së Peter Shaffer nuk është hera e parë e bashkëpunimit të regjisorit Mustafiç me teatrot shqiptare.

Me Teatrin Shqiptar në Shkup ka ngjitur në skenë shfaqjen “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vepër e Ismail Kadaresë. Në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës ka ngjitur në skenë veprën teatrore “Rock’N’Roll”. Po ashtu, sërish në bashkëpunim me Teatrin Shqiptar në Shkup, ka sjellë shfaqjen “Opera për tre grosh”. Shfaqja “Armiku i popullit” e Ibsen së fundmi me regji të tij, erdhi në skenën e Teatrit Eksperimental, e cila në fokus ka ngjarjet politike, në veçanti zgjedhjet. Loja e aktorëve zhvillohet brenda një ringu me dorëza boksi.

Interpretuan në role aktori Bajrush Mjaku, Ilire Vinca, Bislim Muçaj, Salaudin Bilali, Alban Ukaj, Fisnik Zeqiri, Adrian Morina dhe Arta Selimi. Edhe për këtë vepër, regjisori ka bashkëpunuar me Teatrin Shqiptar në Shkup. Por një tjetër bashkëpunim të vlerësuar regjisori ka dhe me koreografin Gjergj Prevazi nga Shqipëria, mes të cilave përmendim projektin “Zemra e huaj”, që pati premierën në janar të këtij viti në teatrin e luftës të Sarajevës (SARTR). Vepra me karakter rajonal “Zemra e huaj ose traktati për kufirin”, shkruar nga autorja Biljana Serbranovic ka për qëllim të sensibilizojë publikun për çështjet siç janë liria, në veçanti liria e lëvizjes si një e drejtë themelore dhe lëvizja e mallrave, duke u fokusuar në mungesën e komunikimit mes shtetasve të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës. Aktorja dhe regjisorja Ema Andrea ka pasur bashkëpunime me regjisorin Mustafiç. Aktualisht regjisori Mustafiq po vendos një shfaqje tjetër në skenën e teatrit në Sofje të Bullgarisë.

“Equus” është një vepër që Peter Shaffer e shkroi në vitin 1973. Në qendër të veprës është historia e një psikanalisti i cili ka një magjepsje patologjike nga kuajt. Historia është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, mbi një krim që një 17-vjeçar kishte bërë duke verbuar gjashtë kuaj. Me këtë vepër Shaffer kërkon të ndërtojë arsyet që e çuan adoleshentin drejt një krimi të tillë, por me vështrimin e një psikologu. E vendosur në shumë teatro të botës, kjo dramë konsiderohet si një vepër e karaktereve të forta psikologjike.

Next Post

Probleme me gjumin? Ja këshilla e doktorit për të fjetur brenda 60 sekondave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In