• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dinamo “adoleshentësh”, Allmuça pret përforcime

by A R
13/08/2017 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dinamo u mund 2-1 dje në miqësore nga Kukësi dhe të paktën rezultati nuk është i keq, sepse përballë ishte një ekip dukshëm më cilësor. Dinamo luajti me një ekip me moshë mesatare mjaft të re, që nuk premton asgjë të madhe edhe për sezonin e ri, ku “Blutë” sërish futen pa pretendime serioze.

Gjithsesi, trajneri Igli Allmuça shpreson te disa përforcime cilësore: “Mora sinjale mjaft pozitive nga skuadra, sidomos në pjesën e parë që u mbyll në barazim 0-0. Duke pasur parasysh lodhjen, menduam të kryenim disa zëvendësime, me lojtarë që janë pjesë e ekipit, apo që kanë ardhur për tu provuar. Mendoj që kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Kemi një skuadër me 19-20-vjeçarë dhe nëse do të bëjmë tre katër përforcime me lojtarë cilësorë, që nuk kanë vetëm emrin, mendoj që do të bëjmë një skuadër shumë të fortë”.

Edhe Allmuça e pranon se në këtë moment Dinamo nuk luan dot për ngjitje në Superiore: “Këta të rinj janë mjaft premtues për skuadrën, por nuk mund të merren menjëherë frytet e punës. Duhet durim, pasi ne këtë vit e kemi nisur këtë projekt. Nëse do ta kishim nisur përpara dy vjetësh, vetëm me këta të rinj do të pretendonim të hynim në Superiore, por më mirë vonë se kurrë. Shpresoj që një ditë Dinamo të kthehet si Partizani dhe ta kalojë momentin e vështirë”.

Trajneri dinamovit tani mendon për miqësoren e së mërkurës kundër Tiranës, sfidë që nuk do të luhet në Kategorinë e Parë, pasi dy skuadrat janë në grupe të ndryshëm: “E kemi të mërkurën një miqësore me Tiranën. Të luanim në kampionat një derbi do të ishte më mirë, por kështu u vendos dhe për ne nuk ka problem. Besoj që këtë vit, me kalimin e disa skuadra nga grupi i jugut në atë të veriut janë balancuar disa ekipet. Besoj që të dy grupet janë bërë të fortë”. /Sport Ekspres/b.d

Next Post
Fotot e nxehta të modeles që u mor peng në Milano (GALERI)

Fotot e nxehta të modeles që u mor peng në Milano (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In