• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dinamika e vrasjes/ Ish-kryepolici u qëllua 5 herë, plumbat i zbrazi vetëm njëri nga atentatorët

by Java News
09/04/2017 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës ekzekutohet në Tiranë në një atentat të tipit mafioz pranë banesës së tij. Artan Cuku, 42 vjeç, i cili ka mbajtur disa pozicione drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, pranë banesës së tij, në një pallat në Rrugën e Kosovarëve, gati 150 metra larg digës së Liqenit Artificial. Artan Cuku është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë.

Po kështu mësohet që kanë qenë dy vrasës. Një prej atentatorëve e ka pritur në hyrje të pallatit dhe tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë. Plumbi në kokë ka qenë fatal, pasi sipas dëshmiv, pas këtij plumbi, ish-zyrtari i policisë është shembur përtokë.

Viktima është qëlluar në distancë të afërt dhe plagët e marra i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme.

 

Autoret dyshohet të jenë larguar nga vendi i ngjarjes me një motor, duke shfrytëzuar rrugicat ndërmjet pallateve pa u vënë re, ndonëse pallati i viktimës ndodhet në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, shkruan “Panorama”.

Para ngjarjes, 42-vjeçari ka qenë i ulur në një nga lokalet e zonës. Dyshimet e para në lidhje me motivin e ngjarjes janë ato të vrasjes për shkak të detyrës së tij si ish-punonjës policie.

VRASJA

Një telefonatë e mbërritur rreth orës 20:00, në sallën operative të Policisë së Tiranës, që ka lajmëruar Policinë për dëgjimin e disa të shtënave në një pallat pranë Rrugës së Kosovarëve, ka qenë sinjali i parë i Policisë në lidhje me ngjarjen.

Pak minuta më vonë, një njësi e “Shqiponjave” ka konstatuar trupin e pajetë të ish-zyrtarit të Policisë. Dinamika e ngjarjes lë të kuptohet se autorët i kanë studiuar lëvizjet e viktimës para ngjarjes dhe vendin ku do të kryenin goditjen.

Ish-polici është përballur me ekzekutorët e tij pranë hyrjes së pallatit, pak para se të mbërrinte tek ashensori. Hyrja e pallatit ndodhet në anën e pasme të godinës referuar me Rrugën e Kosovarëve dhe ballë saj rrugica kufizohet me një avlli muri rreth 20-30 metra.

Të gjitha këto, shto edhe ndriçimin jo të plotë të rrugicës, për shkak se zona është në ndërtim, duket se kanë qenë në favor të autorëve. Sipas burimeve, vetëm njëri prej tyre ka hapur zjarr drejt ish-policit, shkruan “Panorama”.

Plumbat i kanë shkaktuar plagë në organet jetësore dhe i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme, pa i dhënë mundësi transporti për në spital. Dyshohet se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke përdorur rrugicat që bashkojnë zonën me sheshin “Willson”.

Me gjithë ngritjen e postblloqeve të shumta policore në Tiranë, deri në mbrëmjen e vonë të ditës së djeshme ata nuk ishin identifikuar apo ndaluar.

HETIMI

Pista kryesore, në të cilën po heton Policia, është ajo e “vrasjes për shkak të detyrës”. Gjatë karrierës së tij disavjeçare në pozicionin e drejtuesit në strukturat e Policisë, “vulën” e Artan Cukut e mbajnë organizimi i një sërë operacionesh policore për goditjen e grupeve të strukturuara kriminale.

c.a

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Qeveri teknike apo besimi? Topi: Tallje me shqiptarët, të quhet qeveria “Mazllëm”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In