Temperaturave të larta në vend duket se tashmë nuk janë të besueshme. Sot pothuajse i gjithë vendi është përfshirë në reshje shiu e në disa raste breshër.
Në Tiranë reshjet e shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar dhe bllokime në disa rrugë.
Meteorologët thonë se mot të paqëndrueshëm do të ketë gjatë gjithë javës.
Reshjet e dendura duket se janë bërë pengesë edhe për transmetimin e Botërorit. Ndeshja Brazil – Kosta Rika që transmetohet nga RTSH, është ndërprerë në minutën e `20 dhe sinjali është kthyer vetëm në pjesën e dytë. /b.d










