• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilemat e qeverisë së 4 të Edi Ramës: Fytyra e PS-së së re, apo makijazh?

by Ylli Pata
09/09/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Vërshimi i listave dhe basteve për ministrat e rinj, është një rit i vjetër mediatik, i cili bëhet shpesh edhe në vende të tjera. Parë nga tradita, probabiliteti i listave të botuara, varet nga pesha e lobeve politike dhe jo, të cilat tentojnë të ndikojnë për të treguar peshën e tyre. Por në PS-në e Edi Ramës, duket se pesha e lobeve dhe grupeve të ndryshme nuk është aq e fortë sat ë luajnë fort për tu imponuar apo propozuar në listën e qeverisë, siç ndodh zakonisht në vendet e tjera perëndimore.

Ku fraksionet apo grupet e ndryshme, pore dhe udhëheqës të rëndësishëm politikë dalin hapur dhe propozojnë e propozohen për të hyrë në qeveri. Një zhvillim normal ku interesat, kapavitetet dhe ambicjet kërkojnë të maten me kontrobutin dhe peshën politike.

Kjo ka ndodhur më shumë në PS-në e Fatos Nanos, ku grupet ishin më të ndara he të zhurmshme, por që nuk mungojnë edhe në PS-në e sotme. Thjesht ata e nxjerrin kokën në publik në mënyrë më të ndrojtur, pa lejuar që të krijojnë atë që Rama kur mori drejtimin e PS në 2005 e quajti “Stop telenovelës”.

Në mandatin e parë kur ishte në koalicion me PS-në dhe gjysmën e mandatit të dytë, përkatësisht deri në protestat e studentëve të dhjetorit 2018, ministrat në qeveritë e Edi Ramës kanë qenë më politik, shumica e tyre anëtarë kryesie dhe drejtues politik qarqesh. Situata ndryshoi më vonë, duke rritur emrat e rinj, të cilët nuk ishin aspak teknikë, pasi thuajse të gjithë hynë në PS, duke u zgjedhur deputetë. Kjo ndodhi edhe me ministrat e rinj që hynë në garën e 11 majit si Piro Vëngu apo Ervin Hoxha.

Ministrja Mirela Kumbaro, e cila hyri në 2013-n si ministre Kulture nga katedra e universitetit, tashmë është një veteran jo vetëm në qevri, pore dhe si drejtuese politike në qarkun e Gjirokastrës.

Gjasat, në qeverinë e katërt, duket se janë për të pasur dy elementë, rinovimin e kabinetit sipas modelit që ndodhi me grupin parlamentar, si dhe afrimi i mundshëm i personazheve nga komuniteti i opozitës.

Në kuadër të këtyre elementëve të rinj, ajo që pritet është cilësia e ministrave, ngaqë objektiv kryesor është mbyllja e negociatave me Bashkimin Europian.

Proces, i cili kërkon jo thjeshtë nëpunës sistematikë apo politikanë oratorë, por menaxherë dinamikë për të përballuar një proces shumë të komplikuar dhe kërkues, siç janë provimet e armatës së teknokratëve të Brukselit.

Në këtë fazë politike që është PS-ja, e cila kontrollon edhe qeverinë edhe pushtetin vendor, nuk ka nevojë për të emëruar ministra që t’i promovojë politikisht, pasi ka një inflacion personazhesh tashmë të njohura.

Ajo që duket kërkohet është cilësia e punës, e sidomos rezultatet cilësore dhe sasiore të anëtarëve të qeverisë, por që është boomerang në vete. Ngaqë një ministër i fuqishëm, mund të kthehet në një politikanë me peshë dhe popullor, duke thyer skemat e hyrë në përplasje me lobe të fuqishme si brenda PS-së, por edhe me qarqet e tjera mediatike e financiare.

Siç ka ndodhur në Shqipëri, personazhet e fuqishëm apo proaktivë janë sulmuar, madje deri në bllokimin e karrierave të tyre politike. Emrat janë shumë në gjithë këto vite, por mjaft të përmenden Saimir Tahiri, Ben Blushi, Ditmir Bushati deri te Erion Veliaj. Po t’I hysh edhe më lista zgjatet e zgjatet. Duke futur edhe një fuqi tjetër agresive siç është SPAK, ka ardhur në rënie ambicja politike për tu afruar në poste të larta politike.

Megjithatë, një nga akuzat apo edhe shpotitë që ka marrë Edi Rama në kabinetet e tij, kanë qenë ato se afron njerëz besnikë dhe që i ka në atë rol më shumë si makiazh sesa si ministra realë.

Në fakt, qeverisja e Edi Ramës, por edhe në mjaft vende të tjera sidomos vitet e fundit, po bëhet gjithnjë e më shumë e përqëndruar tek figura kryesore. E cila merr ërgjegjësinë, kostot dhe benefitet e qeverisjes.

Giorgia Meloni në Itali, për shembull, edhe pse ka ministra të dy partive të tjera të koalicionit, politikën kyresore të qeverisjes, atë me BE-në, politikën e jashtmë, si dhe financat e buxhetit, i administron me një staf të gjerë ekspertësh dhe këshilltarësh.

Staf që Edi Rama e ka pasur që kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Madje ka legjenda që këshilltarët e huaj të kryeministrit janë në një farë mënyre ministra për çështjet kryesore, ku përqëndrojnë politikat makro.

Megjithatë, duket se reflektorët janë të përqëndruar tek emrat dhe cilësitë e ministrave të rinj, e sidomos sa do të jenë ata nga grupi i të rinjve në PS dhe opozitarët në modelin që u implantua në bashkitë e Vlorës dhe Tiranës.

Next Post
New York Times: Netanyahu shpërdoroi momentin e tij për të ndaluar luftën në Gaza

Netanyahu: S’ka më imunitet për Hamasin. Pranoni propozimin e Trump dhe lufta merr fund!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi jetën në aksident, përcillet sot për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Humbi jetën në aksident, përcillet sot për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

July 19, 2026
Tifozët argjentinas ‘pushtojnë’ Times Square përpara sfidës me Spanjën

Tifozët argjentinas ‘pushtojnë’ Times Square përpara sfidës me Spanjën

July 19, 2026
Çfarë po ndodh? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

Çfarë po ndodh? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

July 19, 2026
Zbulohet arsenal armësh në Durrës! Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

Zbulohet arsenal armësh në Durrës! Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

July 19, 2026
Rrahjet e ngadalta të zemrës/ Ja çfarë duhet të dini dhe si të veproni

Temperaturat e larta dhe të sëmurët kardiakë, mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

July 19, 2026
VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

July 19, 2026
Spanjë-Argjentinë vendos rekorde dhe jashtë fushës së blertë, miliona dollarë për një biletë

Spanjë-Argjentinë vendos rekorde dhe jashtë fushës së blertë, miliona dollarë për një biletë

July 19, 2026
Nga përdhunimi tek trafiku njerëzor, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

Nga përdhunimi tek trafiku njerëzor, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

July 19, 2026
Rusia godet Ukrainën me sulme ajrore! Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev

Rusia godet Ukrainën me sulme ajrore! Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev

July 19, 2026
Balla ironizon protestën: Ju thashë do përfundoni si ato dasmat e Saliut

Balla ironizon protestën: Ju thashë do përfundoni si ato dasmat e Saliut

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In