• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilemat e Edi Ramës si viktimë e shtypit!

by Mero Baze
09/11/2017 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama ka mbajtur fjalimin më të dobët të jetës së tij për shtypin, në auditorin më të zgjedhur ballkanas, dhe para komisionerit të BE, që pret të dëgjojë gjëra të tjera nga kryeministri i një vendi, kandidat për anëtar të BE-së, në prag të hapjes së negociatave. Ai mund të kishte zgjedhur të thoshte ato që mendon për shtypin dhe të cilat janë natyrisht shumë herë më të këqiaj se ato që tha.

Nuk është se shtypi ynë, nuk meriton të sulmohet. Ashtu si klasa jonë politike, ai është i pacipë, i korruptuar dhe jo-konkurrues. Është produkt i një tregu jo konkurrent, të sponsorizuar dhe të mbivlerësuar. Por ai nuk i tha ato. Hezitoi se ka frikë se i hapet një debat më i madh se shtypi dhe paragjykohet si revanshist.

Mund të kishte zgjedhur të bënte hipokritin dhe zyrtarin politikisht korrekt, duke folur për lirinë e shtypit dhe garancinë se ai do të bëjë detyrat e tij në këtë drejtim.

As këtë nuk e bëri, se në fakt nuk e ka në tip.

Bëri diçka që me siguri duhet ta bezdisë dhe vetë, po ta rilexojë. U paraqit si një viktimë e shtypit luksoz të Tiranës.

Edi Rama di të shkruajë bukur dhe të flasë po aq bukur, nëse do të ishte i lirë. Fakti që ai nuk e bëri, dëshmon se Edi Rama nuk është i lirë, ose së paku është në një moment të madh hezitimi dhe reflektimi, nëse duhet të qërojë hesapet me shtypin, apo duhet të vazhdojë të negociojë me të. Është një vendim i madh, i cili në të vërtetë ndan liderët realë nga ata që janë kalkulues rrethanash dhe nevojash për pushtet.

Fjalimi i duhur i tij për lirinë e shtypit nuk ishte paraqitja si viktimë. Fjalimi i duhur i tij është reflektimi përse shtypi në Shqipëri është pjesërisht i lirë, përse autocensura e gazetarëve dominon mbi politikat redaksionale, dhe mbi të gjitha, përse është jo konkurres dhe mbijeton falë korrupsionit.

Të gjitha këto kanë një përgjegjës, dhe ajo është politika.

Kur komisioneri Hahn thotë se politika është përgjegjëse të garantojë lirinë e shtypit, e ka fjalën për politikën e pastër. Por edhe për shtypin që kemi sot, është përgjegjëse politika.

Politika jonë ka tentuar të bëjë më shumë se kaq. Ajo është përpjekur ta rehatojë shtypin, ta bëjë atë të ndjehet i pushtetshëm dhe i parrezikshëm për të. Ka ndarë me të, të gjitha veset, kusarinë, pushtetin, trafikun e influencës dhe betejat elektorale. Kësisoj, shtypi shqiptar është realisht i korruptuar, me pronarë të pasur, me gazetarë të mirëpaguar në shumicën e rasteve, dhe me punonjës shtypi që paguhen si fasonistë që punojnë me material të porositur.

Një kryeministër duhet të guxojë ta thotë këtë, por në rastin kur ky kryeministër quhet Edi Rama, para se ta thotë këtë, duhet të kërkojë ndjesë, që është një nga prodhuesit e këtij shtypi. Gjithë media e madhe në vend, sidomos ajo televizive, ose më mire të themi gjithë pronarët e saj, janë sot të tillë edhe për shkak të Edi Ramës. Të Sali Berishës e Ilir Metës, po e po.

Edi Rama duket se ndodhet në dilemën, a të nisë një betejë me këta “pisa”, a jo. Fjalimi i tij reflektonte sot gjithë dilemat e veta në këtë drejtim, mosdurimin që ka nga kapardisja e pronarëve që ka rritur me duart e veta dhe ja përdor pa para Berisha, Basha e Meta, nga opinionistët që i duken të patalentuar krahasuar me veten e tij, por që i mbinë para syve, nga reporterët që vetëquhen investigativë dhe janë shpikës të gazetarisë pa burime etj.

Kjo nuk është një dilemë e vogël. Nuk është as një vendim i lehtë. Është nga ato momente në karrierën e një politikani, kur duhet të tejkalosh vetveten dhe atë që ke bërë. Duhet të mësohesh të mos presësh më në zyrë Sandrin që shfaqet gjithnjë me Fevziun për ndonje leje, ndonjë park, apo ndonjë resort në det, Irfanin që ka gjithnjë një hall godinash, Ylli Ndroqin që do gjithnjë një punë, Vjollcën që do një nder,  Meron, Andin apo Armandin, që kanë gjithmonë një sherr, e kështu me radhë. Dhe duhet t’ua zgjidhësh të gjithëve hallin që të biesh rehat.

Nuk ua zgjidh dot dhe sikur të duash, por problemi është se nuk duhet të duash ta bësh këtë.

Edi Rama sot ishte as mish, as peshk, as në anën e gazetarëve, as në anën e pronarëve, as në detyrën e kryeministrit. Ai tentoi të ishte në anën e viktimës së shtypit, që nuk i ka lezet. Nuk është realisht viktimë e shtypit, është produkt i tij. Dhe nëse ndodh të bëhet viktimë, është viktimë e vetvetes dhe mënyrës se si i ka ndërtuar këto raporte.

Nuk i duhet fuqi për të mundur shtypin. I duhet fuqi për të mundur Edi Ramën e vjetër, dhe ta lërë shtypin të lirë nga vetvetja, të mbijetojë, ose të vdesë. Të mbyllë telefonat, të mos lexojë mesazhet apo email-et tona, të mos dëgjojë kërkesat tona private dhe pordhët për parime në publik, të shikojë nëse ne mund të jetojmë me urrejtjen ndaj tij.

Ndjehet në ajër që është gati ta bëjë këtë, por ka dilemën se mos nga kjo betejë, fitojnë kundërshtarët, që do të vazhdojnë të ruajnë këtë shtyp kështu siç është, klientelist, të korruptuar dhe jo cilësor. Është në dilemën, nëse do të jetë heroi i një beteje që do të fitohet, apo heroi i një beteje të humbur.

E di se nuk ka vetëm shtypin kundër, por mbi të gjitha, kundërshtarët politikë dhe gjyqësorin, që nuk janë gati për këtë betejë, që ta lënë shtypin të mbijetojë me produktet e veta, në tregun e vet dhe aftësitë e veta.

Dhe  ndërsa po shijoja pozitën e tij prej viktime, postieri më solli një fletë-thirrje për në gjykatë. Burri i kësaj gruas nga Tropoja, që është bërë prokurore “antikorrupsion”, kërkon për mua dhe kryeredaktorin, dy vjet burg, se gazeta ka botuar intervistën e një personi publik, që e akuzon burrin e kësaj “kryevetingares”, se ka qenë i përfshirë në aktivitet prostitucioni. Është dita, që dhe ky mendon, se viktima nuk janë prostitutat, por ai vetë. Është gjë e madhe t’i mbushësh mendjen vetes, se je viktimë shtypi.

Next Post
Edi Rama: Hahni dhe kazani (?)

Edi Rama: Hahni dhe kazani (?)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com