• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilema për kursin e fushatës

by
10/04/2021 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Mendohej se fushata për këto zgjedhje do të ishte në një klimë tensioni të vazhdueshëm dhe e mbushur me provokime të vilat do ta mbanin të ndezur ambientin dhe pasionet e militantëve. Por nuk rezultoi kështu. Ndërsa paritë e liderët vazhdojnë betejën midis tyre dhe matin forcën nëpërmjet deklaratave dhe takimeve elektorale, jeta vijon.

Qytetarët vijojnë punën, mbajnë rradhën për të bërë vaksinën dhe aktiviteti i përditshëm nuk ka humbur shumë nga rutina e zakonshme në kushtet e pandemisë. Ajo çfarë mund të vërehet pra, është se qytetarët nuk mbeten shumë të angazhuar në pasionet partiake. Koha kur i rezerojnë vëmendje të detyruar është në orët e mbylljes pas 20.00 kur ndjekin emisionet e njëpasnjëshme me protagonistët e fushatës. Gjithësesi duket si një vëzhgim nga larg, i ftohtë dhe kryeneç, si për ti bërë të qartë politikës për të mos i marrë për budallenj.

Ky popull nuk tërhiqet dot më në asnjë lloj aventure për përfitime politike të askujt. Dhe kjo është e kuptueshme prej kohësh tashmë. Ndoshta pikërisht për këtë arësye dhe fushata që iu udhëzua Bashës të ndiqte në këtë fushatë ishte ajo e qetësisë dhe e shmangies së incidenteve dhe linjës së ashpër. PD vinte nga një periudhë aventurizmi ku lënia e mandateve dhe braktisja e parlamentit dhe e zgjedhjeve lokale u shoqërua me një peridhë plot tension, protesta, tymuese dhe deri akte vandalizmi.

Të gjitha këto nuk arritën të mobilizojnë përveçse militantët. Por tek qytetarët duket se rruga e ashpër nuk ngjitën. Pikërisht prej kësaj qasje të re e të qetë të Bashës, PD që vinte nga kuota të ulëta përpara fushatës, nisi të rriste në pikavarazh. Ndërkohë LSI që vijoi me gjuhën e ashpër dhe agresive, nga java në javë është në tkurrje të vazhdueshme. Gjithësesi, ajo çke bërë dikur e ka një çmim pagese. Dhe pagesa për PD është se megjithë fytyrën e re e paqësore që Basha do të paraqesë, rritja e simpatisë së fillim fushatës të PD, ka stopuar prej tre javësh sipas sondazheve.

PS dihet ende shumë e distancuar në krye të parashikimeve duke dëshmuar stabilitet në përkrahjen që ka. E gjithë kjo situatë, ku edhe qetësia e deritanishme e Bashës nuk ka siguruar frymë në përkrahje dhe përmbysje të shifrave, duket se aktorë të rëndësishëm brenda opozitës duan të ndikojnë mbi kreun e PD për të ndryshuar kurs fushate. Sipas kësaj logjike qetësia nuk jep rezultat dhe se duhet shkuar drejt eksperiancave historike të dikurshme të ashpërsisë dhe akteve provokuese. Presioni nga Bashës ka nisur. Mbetet të shohim nëse Basha do të bindet sërish. Gjithësesi, problem mbeten skenarët ku aktet bëhen fakt i kryer nga lojtarët pa top.

Next Post
“Detyrohet nga Rama të shpifë”, Meta: Ftova për një darkë Gjiknurin nuk erdhi, deri më 26 prill jam në Vlorë

"Detyrohet nga Rama të shpifë", Meta: Ftova për një darkë Gjiknurin nuk erdhi, deri më 26 prill jam në Vlorë

Comments 1

  1. ppa says:
    5 years ago

    Respekte per analistin Nesturi. Korrekt i qete dhe objektiv.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In