• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dilema/“Mjekësi mesjetare” apo masa të domosdoshme?

by Java News
05/04/2020 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një eksperiment i përmasave të papara deri tani. Tetëdhjetë milionë qytetarë anembanë Gjermanisë po mundohen ta mbrojnë veten nga një virus, me dhjetëra-mijëra qytetarë tashmë të prekur prej tij – një numër që po ngrihet dita-ditës në ekonominë më të madhe të Evropës.

Faza e dytë është mbyllja e jetës publike, që tashmë ka filluar në pjesën më të madhe. Të gjithë po dëgjojnë shkencëtarët duke u lidhur për fjalët e epidemiologëve dhe virologëve. Krejt puna po bëhet me qëllim që të sheshohet lakorja. Nëse sëmuren shumë njerëz njëherësh, paralajmërojnë ata, nuk do të ketë mundësi për ofrimin e shërbimit intensiv dhe numër të mjaftueshëm shtretërish nëpër spitale.

Sa mund të frenohet përhapja?

Por, sa infeksione mund të frenohen duke mbyllur shkollat? Deri në çfarë mase mund të ndihmojë mbyllja e kufijve? Askush nuk është i sigurt, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”. Efikasiteti i rregullave të strehimit strikt, si ato që po vihen tashmë në Spanjë dhe Itali, gjithashtu nuk ofrojnë siguri të madhe.

Dhe me mungesë njohurish shkencore për këtë virus, e vetmja punë e sigurt që mund të bëjnë politikanët është të eksperimentojnë. Gjatë javëve të ardhshme, duhet të monitorohen strikt masat që janë marrë me qëllim të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, dhe nëse është e domosdoshme, ata do t’i ashpërsojnë ato masa. Por, herët a vonë, do të ngrihet pyetja se sa gjatë masat e tilla të jashtëzakonshme mund të ndihmojnë që situata të mbahet nën kontroll. Dhe, mbi të gjitha, çfarë ndodh pastaj?

Në Kinë, që të jeni të sigurt, masat e ashpra kundër epidemisë tani kanë nisur të zbuten me shpresë se numri i rasteve të infektuara nuk do të fillojë të shënojë ngritje të përnjëhershme.

Optimistët besojnë se COVID-19 mund të frenohet nëpërmjet këtij reagimi të menjëhershëm dhe se virusi do të mbahet nën kontroll në planin më afatgjatë me numër të ulët të infektuarish.

Betejë e gjatë

Hulumtuesit e tjerë presin se beteja do të jetë më e gjatë. Ata druajnë se pandemia do të përhapet pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra.

Por, të gjitha parashikimet bazohen në kalkulime të modeluara sipas të cilave mund të dalin edhe faktorë të panjohur. Sa mund ta përhapë virusin një person i prekur? Sa persona do të sëmuren pasi të preken prej virusit? Dhe, në fund të fundit, sa prej atyre që janë sëmurë do të vdesin?

Shkencëtarët mbështeten në vlera të besueshme kur bëjnë parashikime. Normalisht, ata lënë gjithashtu të kuptohet se sa të pasakta mund të jenë parashikimet e tyre. Por, margjinat e tilla nuk janë kushedi sa të dobishme për politikanët në këtë moment, për shkak se ata duhet të marrin vendime konkrete. Dhe aktualisht duket se ata po bëjnë çmos që të përgatiten për rastin më të keq të pandemisë.

Një studim i shumëcituar, i përpiluar prej një ekipi të prirë prej epidemiologut Neil Ferguson në Kolegjin Perandorak të Londrës, mbështet pesimizmin e tyre. Kalkulimet e ekipit të Fergusonit sugjerojnë se lufta kundër virusit me gjasë do të marrë vite në disa faza të serta. Kriza nuk do të përfundojë, sipas kësaj pikëpamjeje, derisa të gjendet vaksina.

Ky këndvështrim për të ardhmen bazohet në kalkulime të ndërlikuara. Ekipi i Fergusonit ka përdorur modele matematikore për ta zhvilluar një botë të simuluar, të populluar me shtëpi, shkolla, biznese të përmasave të ndryshme, krejt të bazuara në të dhëna prej regjistrimit të fundit britanik. Dhe shpërndarja e moshës së banorëve korrespondon me regjistrimin.

Dhe kjo botë virtuale lejon që të studiohet përhapja e pandemisë. Më e rëndësishmja, megjithatë, është se studimi ua mundëson shkencëtarëve të simulojnë masa të ndryshme për frenimin. A është e mjaftueshme që të izolohen personat më të cenueshëm, personat më të moshuar se shtatëdhjetë vjet? Dhe deri në çfarë mase mund të kontribuojë mbyllja e shkollave?

Rekomandimet shkencore

Të dhënat e raportit nuk ishin fort shpresëdhënëse. Masat gjysmake duket se nuk bëjnë punë, tregoi studimi. E vetmja gjë që tregoi sukses ishte zhvillimi i një arsenali masash, përfshirë kërkesat për distancim social në krejt segmentet e shoqërisë. Ndryshe, virusi do të mund të vazhdonte të shumëfishohej në përmasa të sëmundjes serioze duke vështirësuar edhe trajtimin mjekësor. Madje mund të mos shkohej fare me trajtim mjekësor. Në Britani, kjo do të nënkuptonte më shumë se 250 mijë vdekje, përderisa në SHBA do të kishte më shumë se një milion viktima.

Gjermania nuk ishte përfshirë në kalkulimet e studimit. Por, edhe pse në Gjermani ka shumë shtretër të kujdesit intensiv krahasuar me shumë shtete të tjera, kapacitetet me siguri se do të shtereshin, nëse do të merreshin parasysh kalkulimet e studimit. Natyrisht nëse merren të qëndrueshme pretendimet shkencore.

Por, mbyllja radikale nuk mund të jetë e pakufishme. Kështu, Fergusoni sugjeron zbutjen e ngadalshme të masave në një pikë kur mendohet se virusi ka nisur ta ngadalësojë përhapjen.

Studimi i Kolegjit Perandorak ka rrokur vëmendje të theksuar ndërkombëtare. Në Britani shihet si katalizator për vendimin radikal për masa të ashpra nga politika. Ekipi i Fergusonit përbëhet nga shkencëtarët më të mirë në botë në këtë fushë. Por, edhe simulimet më të përafërta zor se mund të krahasohen me realitetin e ashpër në terren. Dhe kritikët kanë kritikuar disa prej pretendimeve shifrore.

Qasje premtuese

Kundërshtimi më serioz erdhi nga hulumtuesit në Institutin e Sistemeve të Ndërlikuara të Anglisë së Re në Kembrixh. Ata kanë hedhur poshtë pretendimin se përhapja e virusit do të rishfaqet vazhdimisht. Ata pretendojnë se Fergusoni ka dështuar të marrë parasysh kundërmasat e stimulimit të tij: përcjelljen e personave të kontaktuar me personat e infektuar. Në këtë instancë, kur këta njerëz futen në karantinë, atëherë këputet zinxhiri i personave që mund ta përhapin virusin.

Megjithatë, fillimisht duhet të ketë reduktim të numrit të bartësve të virusit poshtë një pragu të caktuar si minimal – mbase në mijëra sosh. Vetëm atëherë do të mund të flitej për masat që do të merreshin në raste individuale.

Fatmirësisht, sjellja e këtij virusi mund ta bëjë këtë qasje më premtuese. Duket se virusi po përhapet në rrethe më të ngushta: anëtarë të familjes, miq dhe kolegë pune që shpesh infektojnë njëri-tjetrin. Kjo nënkupton se edhe rrethi i afërt mund të ketë ndikim të fuqishëm.

Në Korenë Jugore vullnetarët po i vizitojnë kontaktet e personave që janë sëmurë me sëmundjen COVID-19, duke u mbështetur në të dhënat e siguruara nga përgjimi i telefonit. Njëherësh, vendi po teston gjithnjë e më shumë njerëz. Kjo ia ka mundësuar Koresë Jugore që të mbajë lakoren të sheshtë, duke mbajtur shifrat e rasteve me fatalitet poshtë kulmit të lakores.

Epidemiologu amerikan, Trevor Vedford, beson se pandemia do të mund të frenohej kudo nëse do të ndiqej modeli koreano-jugor.

Ai ka këshilluar gjithashtu që të testohen sa më shumë njerëz që është e mundshme për prani të antitrupave kundër SARS-CoV-2, emri zyrtar i virusit që shkakton COVID-19. Testet e tilla prodhojnë rezultate vetëm disa ditë pas infektimit, duke e bërë të padobishëm testimin në fazën fillestare për detektim të virusit. Por, mund të përdoret për të gjetur njerëzit që tashmë kanë marrë veten nga infeksioni me koronavirus pa e ditur se e kanë pasur. Kjo do të dëshmonte se ata ishin imunë ndaj sëmundjes.

Dy përparësi

Kjo do të kishte dy përparësi: do të mund të hidhte dritë se si virusi është përhapur pa u detektuar, që mbetet një prej çështjeve më të mistershme për shkencëtarët deri tani; dhe do të tregonte numrin në ngritje të personave të cilët i rezistojnë virusit. Ata më nuk mund të sëmuren dhe nuk mund t’i infektojnë të tjerët, që do ta bënte ideale që ata të punojnë në spitale dhe të ndihmojnë ata që janë në rrezik më të madh prej simptomave të ashpra të COVID-19.

Bedford nuk e mohon se plani i tij kërkon mund të madh dhe se suksesi nuk është i garantuar. “Ky është një program Apollo për kohën tonë”, ka shkruar së fundmi në një postim. Pavarësisht të gjitha dallimeve e kundërthënieve, shkencëtarët pajtohen në një pikë: së pari duhet të ketë sheshim të lakores dhe të reduktohet numri i të infektuar me qëllim që të blihet kohë. Gjatë kësaj kohe, shpresojnë ata, do të punohej bashkërisht për t’i zgjidhur të gjitha dilemat.

Janë dy skenarë. Është një grup njerëzish që beson se do të ketë përhapje, por shpresojnë të ketë sa më shumë njerëz që mbijetojnë dhe kështu të krijohet tufa shoqërore imune ndaj virusit, shkruan Koha Ditore.

I dyti pretendon se ju duhet t’i zbatoni të gjitha masat e mundshme për parandalimin e përhapjes. Pak njerëz do të infektoheshin, por ju nuk do të shënonit ndonjë përparim në zhvillimin e imunitetit të tufës. Virusi do të kishte pak vështirësi që të përhapej përsëri kur të zbuteshin masat dhe shkalla e lartë e kujdesit do të duhej të ruhej. (Koha Ditore)

Next Post
Udhëzimi i Bankës Qëndrore/ Fillon riskedulimi i kredive: Këto janë 7 hapat që do të ndiqen nga bankat

Udhëzimi i Bankës Qëndrore/ Fillon riskedulimi i kredive: Këto janë 7 hapat që do të ndiqen nga bankat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

February 19, 2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

February 19, 2026
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In