• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikush thërret këtu afër: ‘O vjen Amerika këtu, o nuk bëj xhap’

by Frrok Çupi
15/03/2023 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ngjarja e fundit që lidhet me këtë psikozë është sjellja ‘foshnjore’ e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndaj dy PD-ve, që  tashmë dihet. Ndërsa ngjarja e përafërt si kjo, siç më tregonin gazetarë europianë, ndodhi 4 dekada më parë, në një vend të largët e pa shpresë lirie: “Çfarë prisja e çfarë më gjeti!’, thërriste dikush i panjohur në hije të banesës, afër mesnatës në Teheran kur u ngjit në pushtet Ayatollah Khomeini. Kanë kaluar 44 vjet e prapë Teherani jeton në frikë. Në inversin e vet, ngjarja përsëritet herë pas here këtu në Tiranë (jo Teheran). Këtu, edhe kur dikujt nuk i prodhuan qershitë, ka ndodhur që t’i ketë bërë një letër ambasadës së Amerikës. Por kjo nuk është gjë, është veç një ‘bukuri’ njerëzore. Gjëja është kur institutet e shtetit bëjnë si njerëzit që marrin peng njerëz, pastaj vënë kusht: ‘O të vijë këtu vetë mbreti, o nuk e lëshoj pengun’. Në rastin dhe vendin tonë thuhet: ‘O të vijë Amerika, o …’.

Mes institucioneve që vënë kushtin: ‘O Amerikën, o bëra si di unë!’, janë të tre llojet:

Ata që fshehin mëkate,

Ata që ndodhen në derën e mëkatit,

Dhe, mëkati vetë.

Ç’mëkate po fsheh KQZ?

Po fsheh një dëshirë të zjarrtë, që mund ta dërgojë deri në sëmundje të rëndë. Dëshira e zjarrtë u shpreh botërisht nga vetë kryetari, Celibashi: ‘E dua Sali Berishën në krye të PD’, tha ai. A i doli nga shpirti, apo është i shantazhuar për mëkatin që ia mban Berisha në xhep, kjo është veç punë e tij. KQZ, bash për këto arsye, nuk mori vendim as që të përjashtojë Berishën siç vendosi Gjykata, as të pranojë PD-në zyrtare; puna mbeti varur! Që këtu ka ndjenjë të fortë, padyshim; o ndjenjë dashurie, o ndjenjë frikë nga mëkati.  Por që kryetari i KQZ të jetë kaq i shantazhueshëm ose edhe aq emocional për dashurinë politike, atëherë në të dy rastet KQZ vihet në rolin e kamikazit me bombë në dorë. Mund të shkatërrojë gjithë procesin e zgjedhjeve! Kanë mbetur as javë, as ditë, por vetëm disa orë kur ‘o do të bëhet, o do të plasë bomba!’. Është pikërisht ai momenti kur Celibashi po thërret: ‘Sillni Amerikën këtu, ndryshe e prisha demokracinë!’. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe vetë Celibashi, janë ‘një dashuri e Amerikës’, sa kohë që aleati ynë tenton të organizojë zgjedhje të mira në vendin tonë. KQZ ka kapur pikën e dobët të Amerikës dhe thërret: ‘Eja këtu, zgjidhe!’… Një sjellje e padenjë në kushtet e jo Teheranit, por në kushte lirie.

Çfarë po ndodh në portën e Mëkatit?

Ajo ndodhet diku në Perëndim të Tiranës, atje ku ka qenë Burgu i Tiranës që në kohën e pushtimeve. Struktura e re Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) e ka kuptim të dyfishtë ngarkesën si ‘portë e Mëkatit’. E para pse aty do të dorëzohen të gjithë mëkatarët e mëdhenj kundër popullit dhe ligjit, siç po priten Meta, Berisha me bijtë, ministra e drejtorë, etj. E dyta, pse aty po tentohet të kryhet mëkati i madh i dredhisë së prokurorëve e gjykatësve që të mos i dënojnë mëkatarët e mëdhenj. Qysh se u ngrit Struktura, prej tre vjetësh, kemi parë dhjetëra manovra djallëzore për të mos hetuar dhe gjykuar ‘peshqit e mëdhenj’. Njëmijë herë kanë lëshuar thirrjen ndaj Amerikës dhe Amerika u është gjendur te porta, sa herë ka vënë re se ‘rrëshqitën’. SPAK është vetë krijesë e SHBA, këta e dinë. Vetëm nëse Amerika u rri mbi kokë, pa ndryshe ata kurrë nuk do ta ndëshkojnë krimin.

Mëkati vetë

Mëkati vetë është rrugës, ai që po i ngul thikën Amerikës dhe po loton ‘me dashuri’, njëkohësisht.

Pse e luftojnë aq shumë Amerikën, që nga Berisha, Meta dhe militantët e tyre? Sigurisht, pse nuk e duan, se nuk duan Perëndimin as si orientim, as si demokraci, as si qytetërim. Sigurisht pse Amerika i ndaloi që t’i nxijnë jetën popullit shqiptar më shumë se bënë 30 vjet. Sigurisht pse për Amerikën dhe rajonin këta janë një rrezik për stabilitet, etj. Por ka edhe një arsye pse shkelin çdo kufi njerëzor kur shpifin, sajojnë, fyejnë kundër të dërguarve të Amerikës. Ata janë të dërguar këtu edhe që t’u mësojnë se ku bie ‘porta e Mëkatit SPAK’. Arsyeja pse thërrasin pa pushim ‘kundër Amerikës’, dhe shpesh ‘pro Amerikës’, është kjo: “Të na thotë një ‘Hi!’ Amerika, veç edhe një herë të na flasë një fjalë Amerika…, atëherë kaq”. Kaq, sa vetëm një krehër u duhet këtyre nga Amerika.

Next Post
Luftë e ashpër në pak metra distancë, pamjet kur ukrainasit marrin kontrollin e llogoreve nga rusët

Luftë e ashpër në pak metra distancë, pamjet kur ukrainasit marrin kontrollin e llogoreve nga rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In