• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikur e quante Berishën kriminel, sot Spahiu e quan “lokomotivën” e fitores së opozitës

by A R
19/01/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, qartazi e ka pozicionuar forcën e tij në rresht me partitë e tjera të koalicionit opozitar me në krye Partinë Demokratike. Ai njihet si një zë mjaft kritik dhe nuk i  kursen akuzat në drejtim të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Spaiu ishte zë kritik edh e me qeverinë Berisha, të cilin e quante kriminel dhe kërkonte burgosjen e tij. Por, sot gjërat kanë ndryshuar. Spahiu e quan Berishën si lokomotivën e Partisë Demokratike që do çojë këtë kamp politik drejt fitores së bashku me aleatët.

“Unë do të thoja që Sali Berisha është zëri më i fortë i Partisë Demokratike, por i lënë vetëm nga ish-ministrat e tij, dhe një pjesë e nivelit të dobët parlamentar të deputetëve të tjerë. Berisha është zëri më i fuqishëm dhe më i domosdoshëm i demokratëve dhe do të thoja që një PD pa Sali Berishën nuk do të konceptohej sot. Dhe vlerësimi im për Berishën lidhet me mbështetjen që ai i jep PD-së, dhe lokomotivën që ai përdor. Por kjo nuk do të thotë në konceptin e raporteve që kemi ne me PD-në. Unë nuk do e konceptoja dot sot një grup parlamentar apo një PD pa Sali Berishën”, thotë Spahiu në një intervistë për “Koha Jonë”.

Në lidhje me koalicionet, ai deklaron se Levizja Socilaiste për Integrim do të bashkohet mer opozitën kundër Ramës. Sipas Spahiut, meta do të shtyhet nga qeveria e re amerikane e drejtuar nga Trump.

“Besoj se pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-së në Uashington, pas ndryshimit të trupit diplomatik, pas vënies në jetë të politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe pas një ripozicionimi të BE-së në raport me Shqipërinë, do të ketë një konfigurim të ri të maxhorancës, ku unë mendoj se LSI-ja dhe Ilir Meta nuk do të jenë pjesë e kësaj qeverie, por do të jenë pjesë e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.Unë kam një qëndrim për këtë çështje: ku LSI-ja duhet ti bashkohet opozitës së bashkuar kundrejt një fronti anti- Rama për ta izoluar Edi Ramën, dhe duke i bashkuar të gjitha energjitë me Partinë Demokratike dhe LSI-në, si mënyra e vetme për të pasur një fitore të suksesshme në zgjedhjet e 18 qershorit. Unë mendoj se nëse LSI-ja do të ndahet nga amoraliteti i qeverisjes “Rama”, nëse LSI-ja do të bëhet denoncuese ashtu siç ministri Ylli Manjani deklaroi se kjo qeveri nuk ka ardhur në pushtet me Shpëtim Idrizin, por me Ben Blushin, do të thoja që të gjithë faktorët opozitarë duke filluar nga Ben Blushi dhe Ilir Meta, nga Gjergj Bojaxhiu tek Vangjel Dule dhe sigurisht bashkë me AK-në që është e vetmja forcë e aksionit në terren, do të garantonin absolutisht një rrotacion politik shumë të fortë dhe një erë ndryshimesh. Dhe unë besoj, që në fund të fundit edhe vetë Partia Demokratike do të bëjë llogaritë e saj elektorale dhe do të jetë e hapur për këtë koalicion të gjerë”, vijon më tej ai./a.m.

Next Post
Forcohet ligji për përgjimet, survejime me video edhe në vende private, ja kategoritë që preken

Asnjë kufizim, zyrtarët e korruptuar survejohen edhe në ambjentet familjare, ja ku dhe si kryhet përgjimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë

Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë

May 17, 2026
Grabitet argjendaria në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë

Grabitet argjendaria në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë

May 17, 2026
Dyshimet për eksploziv në Korçë, forcat xheniere heqin objektin nga makina, dalin detaje

Dyshimet për eksploziv në Korçë, forcat xheniere heqin objektin nga makina, dalin detaje

May 17, 2026
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos emergjencë globale shëndetësore

OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos emergjencë globale shëndetësore

May 17, 2026
Alarm për eksploziv në Korçë, forcat xheniere në vendngjarje

Alarm për eksploziv në Korçë, forcat xheniere në vendngjarje

May 17, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

May 17, 2026
Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

May 17, 2026
Infektimi me AIDS/ Antiterrori ‘zbarkon’ në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Golemi

Infektimi me AIDS/ Antiterrori ‘zbarkon’ në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Golemi

May 17, 2026
Rama: Programi i ri i financimit do të mbështesë mijëra biznese shqiptare me kredi të buta

Rama: Programi i ri i financimit do të mbështesë mijëra biznese shqiptare me kredi të buta

May 17, 2026
Pavarësia e (pa)Drejtësisë

Pavarësia e (pa)Drejtësisë

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In