• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikur çadrat quheshin pistoleta, sot pistoletat quhen çanta

by Flogert Muça
28/03/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

“Ata që predikojnë paqe, nuk kanë paqe, ata që predikojnë paqe nuk kanë dashuri”, shkruan Bukovski.

E tillë ishte edhe situate e nderë e krijuar sot në Parkun e Liqenit ku Partia Demokratike protestonte kundër fëmijëve. Duke predikuar dhunën vranë paqen, duke predikuar dhunën lënduan 3 gra dhe vajza police bashkiake.

Ishte nga ato skenat bajate që nuk manifestohej për ndonjë kauzë, por kundër fatit të tyre. Në fakt PD-së sot nuk i vihet politikisht faj, as Bashës, as deputetëve të tij që deri dje ishin qarramanë se gjuheshin me shuplaka, e sot janë gangsterë me revole në brez. Protestohet për një arsye shumë te thjeshtë: Basha 4 vjet në krye të bashkisë Tiranë nuk bëri dot asnjë vepër që të mbahej mend, nuk mundi të krijojë model qeverisës me të cilin do të mund t’ju prezantohej shqiptarëve. Këtë nga ana tjetër po  e bën Veliaj i cili e ka marrë me vrull që nga pastrami i qytetit, shtimi i tregjeve, çerdheve, projekti i Bulevardit, Unaza e Madhe etj. Natyrisht ky është një lajm i keq për kreun e opozitës, i cili përgatitet të hyjë në garë për kryeministër dhe nga ana tjetër mundet nga kryebashkiaku i Tiranës.

Anipse Basha sot tentoi të bëjë opozitë, sërish dështoi. Jo vetëm sepse nuk kishte kauzë, por sepse kundërpërgjigja e shtetit ndaj protestës ka ndryshuar nga koha kur ai ishte ministër i Brendshëm. Sot ishte dita kur Gent Strazimiri duke e ditur se kohët kanë ndryshuar shkoi te Liqeni me revole në brez duke nxjerrë lakuriq opozitën e cila deri dje ishte ithtare e dekriminalizimit, siç me patos e emërtuan. Revolja e Strazimirit sot ishte treguesi tjetër se siç Basha 4 vjet në krye të bashkisë dremiti, sot dekriminalizimi “vdiq”.

Dekriminalizimi me revole në brez dhe me një ish ministër tjetër të Brendshëm (Flamur Noka) që godiste ata që dje i kishte vartës, pra policinë e shtetit, është fakt më domethënës së kjo opozitë është e frikësuar në palcë. Këtë e tregon edhe tërheqja nga tryeza e Reformës në Drejtësi, këtë e trgon edhe shterpësia dhe kakofonia e verprimeve të tyre.

I gjithë strumbulari i sotëm do të mbyllej me justifikimet e eksponentëve të djathtë se “Strazimiri kishte çantë, jo pistoletë në brez”. E në fakt, kjo më kujton ngjarjen e tmerrshme të 21 janarit kur shteti vrau 4 qytetarë në mesa të Bulevardit, ndërkohë që Berisha-Basha thonin “Qytetarët u vranë nga çadrat pistoletë e thikat me helm”

Edhe sot thonë po të njëjtën gjë, veçse invers. Sonte thonë “Nuk ishte pistoletë, ishte çantë”, ndërkohë q֝ë në 21 janar 2011 sipas tyre “ishte pistoletë, jo çadër”.

lexo.al

Next Post

Burime nga MB: Kërkesë Prokurorisë të autorizojë arrestimin e Strazimirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In