• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burime nga MB: Kërkesë Prokurorisë të autorizojë arrestimin e Strazimirit

by A R
28/03/2016 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë protestës tek Liqeni dhe përplasjes  me forcat e policisë, një fotografi lë pak vend përp dyshim se deputeti demokrat, Gent Strazimiri, mund të ketë shkuar atje i armatosur.

Fotoja tregon deputetin në rresht të parë të përplasjes me policët, ndërsa në brez i shfaqet qyta e një pistolete.

I pyetur nga Top Channel, Strazimiri as nuk e pohoi, as nuk e mohoi një gjë të tillë. Më vonë, ai bëri një deklaratë zyrtare, ku sërish nuk e mohoi armëmbajtjen.

“Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më “Policia e Shtetit” dhe jo Gent Strazimiri!
Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit, është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje!”, reagoi deputeti Strazimiri.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, nuk ka vend për asnjë dyshim.

“Këto janë mashtrime dhe manipulime mediatike. Strazimiri është deputet shembullor dhe nuk ka lidhje me këtë”, deklaroi Ristani.
Por Ministria e Brendshme njoftoi se deputetit demokrat i është kërkuar nga policia, që në bazë të ligjit të ri për armëmbajtjen, të dorëzojë pistoletën që mban me leje, kjo pasi me ndryshimet në ligjin numër 74 “për armët”, deputeti Strazimiri nuk mund të posedonte më armë, duke qenë se kanë ndryshuar kushtet ligjore mbi personat që autorizohen për armëmbajtje. Është një shkresë e Komisariatit nr. 3 që njofton deputetin se brenda datës 25 mars ai duhet të dorëzonte armën, gje e cila nuk ka ndodhur.

Vetë Grupi Parlamentar demokrat mohoi të ketë marrë një letër të tillë, por data 25 mars ka qëlluar pushim, ashtu si dita e hënë, megjithatë kjo nuk përbën arsye për policinë.

Burime të Ministrisë së Brendshme pohojnë se për deputetin demokrat Gent Strazimiri do t’i kërkohet Prokurorit të Përgjithshëm të autorizojë arrestimin në flagrancë të tij. Në rast refuzimi nga kryeprokurori për këtë masë direkte, atëherë autoritetet do t’i kërkojnë prokurorit Llalla të kërkojë marrje autorizimi për heqje të imunitetit.

Kush po e shkel ligjin?

Bashkë me reagimin e tij për foton që e tregonte me armë në brez në protestën tek Parku i Liqenit, deputeti Gent Strazimiri shpërndau fotografi ku duken efektivët e policisë të armatosur për të dhënë jo vetëm një përgjigjje evazive nëse kishte apo jo pistoletë, por edhe për të hedhur pikëpyetje mbi policinë, nëse duhet apo jo forcat e rendit të ishin të armatosura në protestë, duke zgjeruar debatin, nga pistoleta e tij tek ato të policëve.

Por cila nga palët ka shkelur ligjin duke shkuar me armë në këtë protestë, ku përleshjet ishin të pashmangshme?

Pika 4 e nenit 41 “për armët” thotë se ndalohet në raste tubimesh manifestimesh dhe aktivitetesh kulturore, mbajtja e armës nga çdo person fizik të cilit i është dhënë e drejta për t’u pajisur. Kjo do të thotë se në kuptim të këtij ligji, as policisë nuk i lejohet të  kishte armë në protestë, përpos pajisjeve të posaçme.

Por të pyetur nga Top Channel zyrtarë të policisë shpjegojnë se ky nen nuk vlen për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodheshin aty të distancuara dhe dispozicion të policisë lokale, ndërkohë që nuk janë angazhuar direkt për të shpërndarë protestuesit.

Nga ana tjetër, në kuptim të këtij ligji edhe deputetit Strazimiri nuk i lejohet të mbante armë edhe nëse do të ishte në fuqi autorizimi për pistoletën.

Pra e thënë ndryshe, Strazimiri, teorikisht është në shkelje të këtij ligji, edhe nëse shkresa për dorëzimin e armës nuk do të kishte shkuar në drejtim të tij, 17 marsin e shkuar./Tch

Next Post

Flamuri i Vorio-Epirit në ndeshjen me Malin e Zi, FSHF ankesë FIFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com