• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikur akuzonte Metën, sot aludon për Ramën! Ja si e ‘dredh’ fjalën Berisha për atentatin ndaj Doshit

by A R
11/02/2023 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E njëjta ngjarje, të njëjtët protagonistë, dy qëndrime të ndryshme! Sali Berisha i 2023-shit është antagonist me Sali Berishën e 2015-s.

Tetë vite më parë, në një seancë të nxehtë parlamentare, Berisha kërkonte dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit, me akuzën se kishte planifikuar vrasjen e deputetit Tom Doshi.

“Sot në Europë, sot në botë nuk ka kryetar parlamenti të akuzuar në këtë mënyrë nga një deputet i mazhorancës….nga deputeti Tom Doshi. Vetëm sa fakton shkallën e krimit. Hapni rrugën e hetimit, jepni dorëheqjen. Mos shfrytëzo votat e krimit për të qëndruar në atë post. Je kokë e qelbur, jep dorëheqjen” shprehej Berisha në vitin 2015 në Kuvend.

Në përgjigje ndaj Doktorit Ilir Meta shprehej: Unë për ty doktor bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Ta sqaroj edhe më shumë”.

Sot, 8 vite më vonë Sali Berisha ndan një tjetër mendim dhe atë që e akuzonte për planifikim vrasjeje në 2015-n, e që sot e ka aleat në opozitë e quan viktimë. Sot Berisha akuzon se Tom Doshi u fut nga Edi Rama që të akuzonte Ilir Metën se po përpiqej ta vriste.

Ditën e djeshme Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ndryshoi version. Nga Ilir Meta, akuzat u drejtuan te Edi Rama.

“E ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin në Vjenë kundër dëshirës ka urdhëruar dhe nisur Etilda Gjonajn, ministre të drejtësisë.

Në një aktivitet kryekëput në shkelje të ligjeve të vendit. Hetimi në Vjenë nuk u bë nga Toma, por nga qeveria për Tomën me qëllimin që njeriu që kishte zgjedhur president ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami. Edhe në këtë aspekt Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar”.

Këto nuk janë të vetmet qëndrime antagoniste të Sali Berishës. Në kundërshtim me vetveten ai ka rënë edhe me deklaratat e dhëna në 2018 për lobimin me para ruse të Lulzim Bashës, me ato që shprehej në 2021, pasi u përjashtua nga Basha. Për mos t’u harruar justifikimet e tij për Fatos Nanon, se akuzat që kishte bërë për të ishin thjesht deklarata në kuadër të fushatës.

/a.r

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/02/Top-News-Dualizmi-i-Berishes-per-atentatin-ndaj-Doshit_-Dikur-akuzonte-Meten-sot-aludon-per-Ramen.mp4
Next Post
“Divjaka s’ka mjellma”/ Braçe replikon me Kumbaron: Taksat nuk mblidhen me kupon. Trau s’është vendosur nga firma ime, ja autorizimi nga ARRSH

Inceneratorët, Braçe: Di përtej emrave të përfshirë, zgjidhjen ta japë drejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In