• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 11, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diktatorë dhe imperialistë të rrezikshëm për botën demokratike

Bajram Peçi by Bajram Peçi
23/10/2022 19:56
Diktatorë dhe imperialistë të rrezikshëm për botën demokratike
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Kur diçka që duket dhe e presim prej shumë kohësh më në fund vjen, nuk ka befasi dhe nuk duket asgjë e papritur, por gjithësesi stepesh. Kongresi i Partisë Komuniste të Kinës, në një votim formal, ku rezultati duket ende pa filluar votimi, i dha mandatin e tretë në pushtet Xi–Jinping. Bota demokratike e kish të qartë këtë nga koha kur ai e ndryshoi statutin, duke hequr kufizimin e dy mandateve në detyrë, madje që kur e shtroi si propozim! Ende nuk ka (dhe nuk do ketë) një qendrim pse ish-presidentin e vendit, Hu Jintao e nxorrën nga Pallati i Popullit duke e tërhequr zvarrë! Ishte kundër kësaj praktike të lënë e të diktuar nga Ten-Siao Pin apo nxorri ndonjë fjalë që diktatorit të Kinës nuk i pëlqeu? Bota, aq më pak Kina, nuk do marrin vesh kurrë, pasi e nxorrën jashtë, se ku përfundoi ishi i parë i shtetit!

Në një shtet monopartiak si Kina, a ndryshon statutin apo zgjidhet për iks herë, nuk lë ndonjë gjurmë në zhvillimet politike botërore, të familjarizuara tashmë me këto sisteme? Kur afërsisht të njëjtën gjë kish bërë Rusia putiniste dhe Turqia me Erdoganin, që ndryshuan jo statut partie, por kushtetutën, gjërat ndryshojnë, sepse të dy vëndet janë me sistem shumëpartiak. Në këto raste bota me të drejtë shqetësohet, sepse në të gjitha rastet kur ka ndodhur kjo, janë vendosur diktatura. Flitet kështu për kërcënimet që i vijnë popujve, lirisë së tyre. Në të tilla rrethana ndodhej populli rus kur Putin me Dmitry Medvedev përgjatë 20 vjetëve shkëmbenin postet me njëri-tjetrin në formën më qesharake ndodhur në këtë shekull, për të dhënë idenë (karikaturën) e funksionimit të sistemit demokratik.

Pushteti i një njeriu as që bëhet fjalë se çon kund tjetër përpos se në shkatërrimin e lirisë!? Dikur, nga kohërat e monarkive europiane te paraluftës së Dytë Botërore binin ditirambet e lakejve të pushtetit mbretëror, duke dhënë argumente se stabilitetin e një shteti dhe mirëqenjen e një populli e siguron më mirë autoriteti i mbretit. Njëjtë ndodhi edhe me sistemin komunist, ku Sekretari i Parë i partisë-shtet paraqitet si garanci e udhëheqjes së drejtë dhe siguri e mirëqënjes. Po kështu, atje ku dora e fortë e një klani ka çimentuar pushtetin e një individi, kështu paraqitet, si nevojë, si domosdoshmëri për stabilitetin.

Në rastin e Putinit, instrumentet e fuqishme mediatike zhurmojnë pa rreshtur për të ushqyer në popull dashurinë dhe respektin për të parin e tyre, i cili po i jep Rusisë dinjitetin që ka patur, “atë që meriton”. Duke pushtuar tokat e fqinjëve, Gjeorgjisë, Ukrainës, nesër Moldavisë, u thuhet se “po merr atë që i takon!”.

Shihni mesazhet e përzemërta mes diktatorëve! Putin uron për rizgjedhjen për të tretën herë Xi –Jinping, i uron përjetësi në detyrë! Xi –Jinping i premton mbështetje dhe i ushqen imperializmin, sepse edhe vete përgatitet që nesër t’i futet kësaj rruge. Irani i ajatollahëve mesjetarë, përpos urimeve, nga arsenali i armëve të tyre furnizon Rusinë.

Të gjithë shohin se bota, nga shkurti i këtij viti, është në rrezik, paqja po e po e rrezikuar, por rrezikohet vetë planeti! Në Europë, ashtu si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të bindur se Rusia duhet ndalur, nuk duhet lënë të pushtojë Ukrainën. Po ndodhi kjo, do ishte fundi i një epoke të zhvillimit e jetës paqësore? Sinonimi “Xhandar i Europës”, që përdorej për Rusinë e shek. XIX do dukej si përkëdheje para asaj Rusie që do ngelej pas pushtimit ose aneksimit të Ukrainës dhe ku Europa do dukej si oborri i pasëm i saj.

Europa duket se është e bashkuar, por ravijëzime plasartitesh, atje-këtu, shfaqen. BE kontribuon me më pak se 30 % me fonde në NATO dhe pjesa tjetër i përket popullit amerikan. Sekush sheh interesin e vet dhe ngre e ruan politika të tyre, jashtë qendrimit të përcaktuar europian për agresionin imperialist ndaj popullit ukrainas. Makineria kibernetike ruse punon me të gjithë “pistonët” për të krijuar mosmarrëveshje mes Bashkimit Europian. Shihni llomotitjet e Berluskonit, i cili pa ja bërë syri bef për opinionin italian, deklaron se Putini është njeri shumë i mirë, se Putini ka të drejtë të sulmojë e të vrasë dhe Ukraina nuk ka të drejtë të mbrohet. Po u përmendët fakte se ndihmat e Francës për Ukrainën janë të papërfillshme, kuptohet vetiu se Franca po i qëndron larg konfliktit dhe bën sikur merret me dipllomaci për zgjidhjen e një situate tej mase të rënduar.

Inxhinieret ukrainas që studiuan dronët iranianë të rrëzuar, thonë se në këtë makineri hekurishtesh e paisjesh elektronike ka dhe pjesë polake dhe italiane!? Të jetë e vërtetë kjo, kur ndaj Iranit ka mbi një dhjetëvjeçar që është vendosur embargo? Dhe sikur të mos mjaftonin këto, Norvegjia po bën pàre të madhe nga ngritjet që i ka bërë çmimit të gazit e naftës për vëndet europiane që furnizon me prodhimin e saj. Më tej, Serbia, mikeshë e Rusisë, ka hapur dyert katërsh për spiunët rusë që i drejtohen Europës, ndërsa BE e përkëdhel me fjalë dhe euro, me të cilat ajo blen armë kundër Kosovës e shqiptarëve apo armiqve të tjerë ballkanikë.

Kur një ish-ministër polak i mbrojtjes, Radek Sikorski, ja atribuoi Shteteve të Bashkuara sabotimin e dy tubacioneve, Nord Stream 1 dhe 2, të cilët transportojnë gaz natyror nga Rusia në Gjermani dhe nuk vonoi të nesërmen t’i falënderoj për shkatërrimin e Nord-Strim 1 e 2, m’u duk e pa besueshme, por më duket se paska patur të drejtë! Europës mbase kështu duhet t’i tregosh se sa e rrezikuar është nga vartësia ruse, se sa të dobët do jenë të ndarë e të përçarë dhe se nuk do mjaftojnë jo dy arka me vodka, që Putin i dërgoi mikut të tij, Berluskonit, por as autobote me vodka për t’u dalë pija!

Next Post
Kryeministrat e BE mblidhen në Tiranë në 6 Dhjetor, Michel jep lajmin: Samit për të riafirmuar mbështetjen tonë…

Kryeministrat e BE mblidhen në Tiranë në 6 Dhjetor, Michel jep lajmin: Samit për të riafirmuar mbështetjen tonë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Pa gola pjesa e parë e City-Inter, anglezët më të rrezikshëm, Inter mbrohet me kujdes

Pa gola pjesa e parë e City-Inter, anglezët më të rrezikshëm, Inter mbrohet me kujdes

June 10, 2023
Manchester City fiton Champions dhe realizon “tripletën historike”. Interi dorëzohet dhe gjen një Ederson heroik

Manchester City fiton Champions dhe realizon “tripletën historike”. Interi dorëzohet dhe gjen një Ederson heroik

June 10, 2023
Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët

June 10, 2023
Kosova nuk ka presidente

Kosova nuk ka presidente

June 10, 2023
Lulzim Basha ndan foton me Aurelën nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, u ftuan nga Rektori…!

Lulzim Basha ndan foton me Aurelën nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, u ftuan nga Rektori…!

June 10, 2023
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike

Përjashtimi nga ‘Defender 2023″, reagon ashpër Kurti: Presion në rritje nga SHBA e BE, Kosova po bullizohet. Nuk tërhiqemi

June 10, 2023
Emrat/ Tjetër sherr në Tiranë! Dy persona përfundojnë në spital, konflikti në sytë e gruas shtatzënë të njërit prej të dëmtuarve

Emrat/ Tjetër sherr në Tiranë! Dy persona përfundojnë në spital, konflikti në sytë e gruas shtatzënë të njërit prej të dëmtuarve

June 10, 2023
“Më ndjek çdo moment me GPS”/ Kush është gruaja që nuk i ndahet Arbërit?!

“Më ndjek çdo moment me GPS”/ Kush është gruaja që nuk i ndahet Arbërit?!

June 10, 2023
FOTOT/ Shqiptarët e Amerikës “pushtojnë” Nju Jorkun, ‘skuqet’…!

FOTOT/ Shqiptarët e Amerikës “pushtojnë” Nju Jorkun, ‘skuqet’…!

June 10, 2023
Spanjollët “zbulojnë’ Shqipërinë: Rritje e fortë e numrit të pushuesve nga gadishulli iberik

Spanjollët “zbulojnë’ Shqipërinë: Rritje e fortë e numrit të pushuesve nga gadishulli iberik

June 10, 2023
Sherr mes 3 të miturve tek “5 maji” në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

Sherr mes 3 të miturve tek “5 maji” në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

June 10, 2023
Kurti nuk i ‘ndahet’ Escobarit: Kemi sfida me të dërguarit e posaçëm, por marrëdhëniet me BE e SHBA janë të shkëlqyera

Albin Kurti: Lidhja e Prizrenit do na ndihmojë të rregullojmë marrëdhëniet me aleatët evropianë e amerikanë

June 10, 2023
Gruaja gjermane që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë shqiptare, jetoj këtu që 23  vite

Gruaja gjermane që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë shqiptare, jetoj këtu që 23 vite

June 10, 2023
Kur ‘revolucionari’ i Kosovës i bashkohet PD-LSI-së

Pseudo-sovranizmi anti-amerikan është në thelb antipatriotik

June 10, 2023
Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, dyshohet të jenë asfiksuar nga gazi

Tragjike/ Gjenden të varur dy efektivë policie, dalin detajet tronditëse

June 10, 2023
“Ik o surrat qofte…”/ Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

“Ik o surrat qofte…”/ Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

June 10, 2023
Artistët, politikanët apo biznesmenët? Detektivja Shkënda Lili tregon kush tradhton më shumë

Artistët, politikanët apo biznesmenët? Detektivja Shkënda Lili tregon kush tradhton më shumë

June 10, 2023
Një trung i lartë me kurorë freskuese për Manastirin

Një trung i lartë me kurorë freskuese për Manastirin

June 10, 2023
Tensionet në veri/ KFOR mesazh protestuesve serbë: Mbi 90 efektivë nga ne humbën jetën për të krijuar një ambient të sigurtë

Tensionet në veri/ KFOR mesazh protestuesve serbë: Mbi 90 efektivë nga ne humbën jetën për të krijuar një ambient të sigurtë

June 10, 2023
Arbër Hajdari përlot me rrëfimin e kalvarit të vuajtjeve në familje: Mami ka pësuar disa herë vdekje klinike

Arbër Hajdari përlot me rrëfimin e kalvarit të vuajtjeve në familje: Mami ka pësuar disa herë vdekje klinike

June 10, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com