jë zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet e shkollës nëntëvjeçare të fshatit Arrëz, ne Njësinë Administrative Arren, Kukës.
Banorët e zonës janë përpjekur për të shuar flakët por ka qenë e pamundur për shkak të erës dhe përmasave të zjarrit, edhe pse çatia ishte e mbuluar me borë.
Godina dykatëshe me mur guri ka patur edhe dyshemetë edhe pjesën e tavaneve me dru, gjë që ka përshpejtuar përhapjen e zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë në njërin prej oxhaqeve të shkollës.
Zjarrëfikësja e ka patur tërësisht të pamundur udhëtimin drejt Arrnit, për shkak të rrugës me borë, por edhe distancës së madhe. Policia dhe administrata e Njësisë Arren janë në vendngjarje, ndërkohë që Bashkia ka nisur punën për sigurimin e ambienteve të tjera provizore për 32 nxënësit që frekuentojnë shkollën deri në pranverë, kur do të ndërhyet për rikonstruksionin e godinës ekzistuese. /b.d