Rreth orës 04 .00 të mëngjesit, në lagjen ’11 Nëntori’, në qytetin e Elbasanit janë djegur pjesërisht 2 automjete.
Burime për Ora News shprehen se, janë djegur automjetit tip “Volvo” në pronësi të shtetasit Daniel Duka dhe automjeti tip “Ford Focus” në pronësi të shtetasit Aleksandër Bragjeci.
Sipas policisë së Elbasanit, nga hetimi paraprak dyshohet se ngjarja është aksidentale.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale”, bën me dije policia.
Ndërkohë një tjetër rast i djegjes së automjeteve, por tashmë në qytetin e Krujës.
Sipas asaj që raporton Policia, sot pak pas mesnate, në oborrin e banesës ka marrë flakë pjesërisht makian tip “Golf” në pronësi të shtetasit 20-vjeçar me iniciale G.D.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.
g.kosovari