• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diferenca në moshë, shkak për divorc! Sociologu: Ka ndryshuar tipologjia e martesës

by A R
23/03/2025 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shprehje thotë se dashuria është e verbër, por studimet pretendojnë se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e marrëdhënies në çift. Studimet tregojnë se hendeku “ideal” i moshës është një vit, pasi shanset për ndarje janë vetëm 3%, krahasuar me një çift në të njëjtën moshë ose një çift me shumë vite diferencë moshe.

Por, kjo nuk është e ndarë prerazi, pasi për sociologun Gëzim Tushi ka ndryshuar tipologjia e martesave në kohët moderne.

“Tregu i martesës në shoqërinë shqiptare është bërë  i çuditshëm dhe kjo është edhe një epërsi e jetës moderne, këto paradigmat që duhet të kesh kaq diference… këto janë të rrëzuara nga jeta moderne. Nuk është përcaktuese mosha në të gjitha rastet, megjithëse ka ca kufij biologjik që nuk duhen shkelur.  Nëse bën një martesë me diferencë 20-vjeçare do të ketë probleme që kanë të bëjnë me funksionet biologjike, riprodhuese. Martesat me diferenca moshe në ditët e sotme, më shumë sesa marrëdhënie erotike kanë filluar të bëhen marrëdhënie merkantiliste, prgamatiste. Unë kam vënë re në shoqërinë shqiptare, një pjesë e vajzave që janë martuar me meshkuj shumë më të mëdhenj në moshë, këtë e kanë bërë nisur nga interesat utilitare. Pra kanë marrë një biznesmen, një politikan, që ka një perspektivë financiare. Nuk ka në bazë të saj erotizmin. Në këtë rast, diferenca e moshës bëhet determinant në prishjen e martesës. Trupi është pronë private them unë, edhe jeta seksuale është private dhe çdo njeri ka të drejtë ta zgjidhë atë si të dojë. Por mendoj që nuk mund të gjykohet me mendjelehtësi. Në këto martesat me diferenca të mëdha moshe është më e pranishëm ndjenja e xhelozisë, survejancës, kontrollit dhe kanë edhe numrin më të lartë të divorceve këto martesa”, theksoi Tushi.

Një tjetër formë martese që në shoqërinë shqiptare ka funksionuar është edhe ajo me një partner të huaj.

“Martesat bikulturore më janë dukur më të qëndrueshme. Mesa duket partnerët europianë janë më tolerantë dhe të mirkuptueshëm dhe më të mirëpranuar ndaj atij qëndrimit tonë ballkanik”, u shpreh sociologu.

Modelet botërore gjithashtu janë tregues të formave të ndryshme, që lidhen me hendekun e moshës.

“Ajo fjala që thotë populli që ‘dashuria nuk njeh moshë’, edhe këtë duhet ta pranojnë, ato janë martesa luksi, janë martesa të tipit aristokrat që kanë ca motive të tjera që lidhen me famën, pushtetin, dukjen. Besoj se kjo e Macron është e jashtëzakonshme dhe është një nivel që  ta luan pak mendjen të thuash që paska edhe martesa me diferenca moshe që mund të jenë të suksesshme”, tha Tushi.

Për sociologun Tushi, martesa duhet të jetë legale në bazë të kufijve të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar, ndryshe cenon mjaft të drejta.

Next Post
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Përse e mbylli Trump Zërin e Amerikës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In