• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diferenca mes Kryeministrit Pilinci dhe Berishës

by Mero Baze
15/11/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka njoftuar nisjen e ritualit “penxherja 2”. Është një aksion politik origjinal i Berishës që mund të hyj në literaturën politike në botë, ku një politikan vendos të mos konkuroj por të krijojë një jetë paralele politike, ku ka parlamentin e tij, qeverinë e tij, rrogëtarët e tij, por me lek të qeverisë tjetër.

Në këtë pikë nuk është i ngjashëm me “kryeministrin” Pilinci. Edhe ai ka shpall qeverinë e tij, ministrat e tij, parlamentin e tij, këshilltarët e tij, (mua më ka përjashtuar), por ndryshëm nga Berisha ai gjithë këto sakrificia i bën me lekët e tij. Madje dhe ja ka filluar punës. Deri tani ka bërë dy mbledhje qeverie dhe ka dhënë detyra për buxhetin e vitit që vjen.

Berisha e ka ndryshe formulën. Meqë në parlament nuk e përballon dot debatin, sajon nga një skandal që ta përjashtojnë dhe ta mbledhë parlamentin poshtë penxheres.

Meqë në SPAK nuk shkon dot se e di që e presin prangat për 21 janarin, sajon sikur nuk ka marrë ftesën që ta dënojnë për procedurë dhe jo për krimin. Dhe për këtë justifikon dhe mbledhjen e parlamentit të popullit poshtë penxheres së Ramës.

Meqë shumë nga të vetët kanë hyrë të rinj në PD e po plaken pa ardh në pushtet, u ka lidhur nga një rrogë si deputet që të rrinë urtë e të mos mërziten.

Pra ka krijuar një univers paralel me politikën shqiptare ku ai është i pari i vendit dhe si kryeministër dhe si president dhe kryetar parlamenti dhe kryetar Gjykate dhe kryetar SPAK, dhe aktivitetin ka vendosur ta zhvillojë paradite poshtë penxheres së Ramës(Parlamenti), mbasdite poshtë penxheres së tij(Senati).

Kështu me këtë zgjidhje kaq origjinale, ai nuk ka më shanse as të humbas, as ta rrëzojnë nga pushteti që ka shpallur, as t’i marrin partinë, as qeverinë e vetshpallur, as parlamentin e vetshpallur…

Madje ka bërë një shpikje që asnjë parti politike në botë nuk e ka bërë. Në zgjedhjet e fundit më 9 Nëntor nuk mori pjesë por nxorri ca të pavarur për të diskretituar qeverinë që të fitonte thellë. Dhe ja arriti qëllimit.

Madje këtë e paraqet si provë që qeveria vjedh votat, edhe kur nuk ka kundërshtar.

Kështu ai ka zgjidhur një sërë problemesh kyç që ka demokracia. Ka shmangur zgjedhjet dhe i lë fushën bosh qeverisë për ta diskredituar, po ndërton parlamentin me dy dhoma, të madhen para penxheres së Ramës ndërsa Senatin poshtë penxheres së tij, ka shpallur qeverinë, sipas komisioneve që drejton në Kuvend dhe i ka siguruar deputetët që nuk do kenë më konkurrentë sa të jetë ai në krye të të gjithëve. Sa për drejtësinë ka vendosur që gjyqet të zhvillohen në selinë e SHQUP në konferencë për shtyp dhe të mos pranohen ftesa nga gjyqe rivale si SPAKU apo GJKKO.

Ky sistem paralel politik, ndryshe nga ai i zotit Pilinci financohet nga qeveria. Në çdo mbledhje të AZHT jepet nga një kullë për shokët e djalit dhe kështu jeta është më e sigurt dhe pushteti më i parrezikuar. Ndaj mendoj se ka vende për hetime serioze nga SPAK pse qeveria ka dy standarte për universet paralale politike, një për zotin Berisha që ia financon këtë universin paralel politik, dhe një për zotin Pilinci që e financon me lek të veta. Ky është korrupsion i pastër që duhet hetuar. Të paktë të jenë të barabartë në marrëzinë e tyre, jo njëri të jetë i marrë me lek tona e tjetri I çmendur me lekët e veta.

Next Post
“Pse i zhvendosa nëndetëset bërthamore pranë Rusisë”/’Zbërthehet’ Trump: Ja fjala e rrezikshme që s’duhej përdorur

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Më duhet ta bëj, ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In