• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dielli lind përsëri, si kudo, edhe në Shqipëri!”

by Java News
20/08/2021 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Janë të shumtë ata, të cilët koha dhe vendi ku jetuan “i vrau” padrejtësisht. Artistë, sportistë, të rinj të talentuar në çdo fushe, studiues, sipërmarrës, krijues, ideatorë, punëtorë, njerëzit më me vlera të shoqërisë sonë u rritën duke shpresuar për një Shqipëri më të mirë, por kuptuan se humbën njësoj si “Brezi i humbur”.

“Brezi i humbur” mori këtë emërtim prej periudhës gjatë dy luftrave botërore. Megjithatë ajo periudhë derisa bota u rimëkëmb vërtet dogji rininë e talentuar të mbarë globit, por në asnjë vend nuk prodhoi kurrë ndonjë personazh më “tragjiko-komik”, të ngjashëm me ato të periudhës post-komuniste në Shqipëri.

Në letërsi, termi i referohet gjithashtu një grupi autorësh dhe poetësh të mirënjohur, përfshirë Ernest Heminguej, Gertrud Shtajn, T.S.Eliot, Erih Maria Remark veprat e të cilëve shpesh përshkruajnë betejat e brendshme të “Brezit të humbur”. Edhe shkrimtari i madh shqiptar, Petro Marko, i përket të njëjtit brez.

Ky term besohet të jetë huazuar nga një bisedë e dëgjuar nga romancierja Gertrude Shtajn, gjatë së cilës një pronar i tha punonjësit të tij më të ri:“Ju jeni që të gjithë një brez i humbur!”. Kolegu dhe nxënësi i Shtajn, Ernest Heminguej e popullarizoi këtë term, kur e përdori atë si një epigraf për romanin e tij klasik të vitit 1926, “Dhe dielli lind përsëri”.

Në vend të “brezit të humbur” në vendin tonë shkëlqyen politikanë, diskutimet e të cilëve çuan deri në falimentimin e Estradës së Tiranës, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Në jetën publike, falë “politikave” edukuese, arsimore dhe kulturore, bënë epokë vajza pa profesion, të cilat sipas mediave online përsërisin të njëjtin refren: “djegin” çdo vit Shqipërinë gjatë verës, Dubain apo Maldivet gjatë dimrit. Bënë emër djem si “Ujku i Cërrikut”, “Lek Plepi”, “Princi i Libofshës”, Ardi Daullexhiu” e shumë të tjerë falë rrjeteve sociale dhe “zbuluesit” të talentëve, Arian Çani.

U kthye në model çdo “artist” tallava, personazh që “përputhet” ose jo, jep po ashtu leksion çdo “profesor” që nuk mban mend ku dhe kur e ka mbaruar arsimin e mesëm. Duhet pranuar që ka shumë të rinj, dhe të rritur fatkeqësisht, të cilët besojnë se ata janë modeli i duhur që duhet ndjekur në Shqipëri.

Sepse shumë prej tyre fituan famë, bënë edhe para. Emrin e vërtetë pakkush ua di, mbase e kanë harruar edhe ata vetë. Sidoqoftë, për t’u ngjitur në “karrierë” rivalizuan ashpër me njëri-tjetrin. Nuk është parë ndonjë debat më i ashpër dhe më i ndjekur në publik sesa ai mes “Ujkut të Cërrikut” dhe “Lek Plepit”. Debate të ngjashme duhet pranuar me keqardhje se kanë eklipsuar në tërë këto vite çdo diskutim tjetër me vlerë për ekonominë tonë, çështje të mprehta sociale, kulturën, historinë etj. Ata në daljen e fundit u shanë me libër shtëpie në studion e Çanit dhe u përpasën fizikisht pas emisonit, duke i dhënë fund karrierës në ekran.

Por të gjithë, çdo personazh tjetër si ata, në tërërinë e “sistemit të vlerave” që ngriti shoqëria shqiptare gjatë viteve të tranzicionit po e humbasin dalëngadalë shkëlqimin, sidoemos pas përfshirjes në politikë. Kujtojmë që “Ujku i Cërrikut” bëri edhe një vit burg, për aktin “heroik” që kreu në një tubim opozitar para kryeministrisë, kur mori përsipër detyrën e vështirë të prishjes së “kërpudhës”.

“Ujku i Cërrikut” dhe “Lek Plepi” prej kohësh nuk po shfaqen as në rrjetet sociale, si “simboli” “ikona” apo shembulltura e “famës pa dobi” kudo në shoqëri. Vlerat universale ose ato të përgjithshme njerëzore janë vlera që i takojnë gjithë shoqërisë, që lidhen me kulturën e traditën, historinë nga vijmë, por edhe të ndikuara nga vlerat globale, të botës ku përfshihemi.

Njerëzit duhet të përpiqen të kuptojnë thellë vlerat e përgjithshme që mbart një shoqëri, e më gjerë, që të përshtaten apo ta ndryshojnë atë. Mund të ketë konflikt a përputhje midis këtyre vlerave të ndryshme brenda e jashtë vendit, por edhe konflikt midis vlerave e antivlerave. Ndër këto vlera, nga më të rëndësishmet për zhvillimin e shoqërisë sonë, dhe pa dyshim një ndër më të spikaturat është demokracia.

Prandaj sot më tepër se kurrë është emergjencë kombëtare rrëzimi i personazheve të rremë dhe ringritja e sistemit të vlerave, para se të jetë vonë, që të zërë vend shprehja e famshme “dielli lind përsëri, si kudo, edhe në Shqipëri”.

Dijetari i madh shqiptar Sami Frashëri paralajmëroi shoqërinë tonë rreth një shekull më parë, mbi pasojat e kaosit kulturor që po përjeton ajo sot.

“Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëse-prapë shteti qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë, kështu që populli bjerr vetitë e mira dhe jepet pas veseve të këqija, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi”.

Next Post
FOTOT/ Shqiptarët e Afganistanit, bjondët sykaltër të “Hundëzës” që jetojnë mes këngëve e valleve tradicionale

FOTOT/ Shqiptarët e Afganistanit, bjondët sykaltër të "Hundëzës" që jetojnë mes këngëve e valleve tradicionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hera e parë që një qeveri betohet pa u prezantuar programi”/ Tabaku-Peleshit: Nuk na e hiqni dot të drejtën për debat!

Tabaku harron “Berisha në burg” dhe mbron protestën: Qeveria të ndalë dhunën!

July 23, 2026
BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

July 23, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

July 23, 2026
Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

July 23, 2026
Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin

July 23, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!

July 23, 2026
U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

July 23, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Protesta e flamingove hyri në çadrën e Lulzim Bashës

July 23, 2026
PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In