• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diella do pjellë 83 “dobiçë” që do zëvendësojë deputetët”/ Korreshi ironi me socialistët: Kjo është drejtësia juaj, qytetarët..

by Os De
30/10/2025 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ironizoi sot nga foltorja e Kuvendit deputetët socialistë në sallë, duke i pyetur në mënyrë retorike se si ndiheshin tani që “Diella ka pjellë 43 dobiçë” që do zëvendësonin ligjvënësit e mazhorancës. 

Teksa mbajti fjalën e tij për reformën në drejtësi dhe dështimin e saj pas dhjetë vitesh, ai kujtoi se shumë nga ish-klientët e tij dikur ende nuk kanë mbaruar çështjet gjyqësore dhe presin në radhë, duke përmendur një prej tyre që e quajti “Nënë Zylfia” dhe e krahasoi me shembuj të tjerë ku zyrtarë apo ish-zyrtarë për gjyqet e tyre fitojnë miliona dhe kalojnë shkallët dy e nga dy, duke anashkaluar radhën dhe përdorur standarde të ndryshme. 

Ai ironizoi edhe KLGJ dhe KLP, ku tha se arritja e reformës në drejtësi ishte shkurtimi me vetëm 16 ditë i proceseve gjyqësore që zgjasin nga 16 vite. 

“Kemi këtu nënë Zylfien, s’kemi nevojë për atë raportin e Justice. Ça ka bërë nënë Zylfia? Ka bërë vetëgjyqësi, se ka vënë gardh, ka ndarë portën, ka një gjyq penal, që nga 2019 dhe është thirrur më 2025! E kuptoni, është çështje penale! Por bie fjala gjithë kjo reformë a ka një përmirësim të dukshëm? Dhe më thanë se ka përmirësim me 16 ditë! E kuptoni ju se si kemi vajtur. Kemi kaq vite reformë në drejtësi dhe e keni ulur me 16 ditë për në 16 vite që ishte. Njerëzit kanë masa sigurimi dhe kanë harruar ku kanë dosjen. Kur shikon këto raporte nga KLP apo Justice të duket sikur askush nuk shkon në terren të shohë se çfarë ndodh, ku njerëzit presin në radhë për drejtësi. Ja kam këtu çështje që nga viti 2008 dhe jemi në 2025 tani, e kuptoni ku ndodhemi apo jo, unë e kam mandatin e dytë këtu dhe kjo çështje nuk është zgjidhur. Që kur isha avokat”, tha Korreshi. 

Ligjvënësi ironizoi edhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke thënë se “bëri reformën territoriale gjyqësore që të zvogëlonte hartën se ishte e madhe”. 

“Kjo është drejtësia, reforma territoriale, se tha Ulsiu hajt ta ngushtojmë pak hartën se është e madhe, ta bëjmë më të vogël. Por korrupsioni është shtuar, se e sollët në Tiranë por e rritët, se sa më lartë të jetë, se është Tiranë, aq më shumë e do kapulën me lekë. Dhe presin kur të jepet drejtësia e zbardhet vendimi, pas tre vjetësh, ja kjo është drejtësia juaj. Ca e ca i zgjidhin çështjet me miliona euro, nga katër shkallë për tre vite, nga i fundi te i pari, kurse nënë Zylfia atje ka shtatë vjet. Kurse ajo tjetra për tre vjet tak 3 mln dollarë në xhep për tre vjet”, tha deputeti demokrat. 

Nuk mungoi edhe shpotia për Policinë e Shtetit, që kap si provë materiale në Korçë një lepur apo për Diellën që pjell 83 deputetë të rinj që do zëvendësojnë ata në sallë. 

“Pastaj na dalin lajme Policia me “u kap lepuri”, e lexova në lajme, ishte lepuri si provë. Ose na del KLP-ja procedime kundër 3 prokurorëve, ça drejtësie është kjo? Ore, në fund kam një pyetje për ju, kolegë këtu në sallë. Si do ndiheni tani ju deputetë këtu që Diella do pjellë 83 dobiçë, se do ju zëvendësojë ju, si do ndiheni ju këtu në sallë, jo për gjë?”, përfundoi ligjvënësi. 

 

Next Post
Kodi i ri Penal, Lamallari: Drafti do të marrë dakordësinë e BE-së, do të jetë produkti më i mirë që kemi pasur

Kodi i ri Penal, Lamallari: Drafti do të marrë dakordësinë e BE-së, do të jetë produkti më i mirë që kemi pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In