• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diçka po lëviz në Bullgari”, Rama: Do marrim pjesë në Këshillin e BE, do kërkojmë të dëgjohemi për ‘Open Balkan’

by A R
22/06/2022 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi tre liderët e vendeve të Ballkanit deklaruan se po shqyrtojnë mundësinë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Europës, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të marrë pjesë në këtë samit që mbahet në datat 23 dhe 24 Qershor.

Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë thotë se aty do të kërkojnë që të dëgjohen për projektin Ballkani i Hapur, teksa shprehet skeptik nëse Bullgaria do ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, edhe pse sot opozita bullgare u shpreh pro një vendimi të tillë.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Është shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si shtet që ka marrë peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që në kufirin e Europës ka një luftë të nxehtë. Do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE. Nuk do ketë shumë për të dëgjuar për ne, por do kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të ri Politik Europian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që shpie përpara frymën e Europës”, ka shkruar Kryeministri Rama në Twitter.

Në mbledhjen e BE-së në datat 23 dhe 24 Qershor do të merret vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat janë bashkë në këtë proces. Negociatat janë bllokuar për shkak të vetos që Bullgaria ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bërë që edhe Shqipëria ta pësojë me moshapjen e negociatave.

Mirëpo sot opozita në Bullgari është shprehur e gatshme të votojë pro heqjes së vetos ndaj RMV-së dhe pritet që propozimi të dërgohet nga qeveria bullgare në Parlament për t’u marrë një vendim.

/a.r

Next Post
Kryeministri i Bullgarisë Borisov: Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar, të gatshëm të ofrojmë mbështetje

"I japim votat"/ Borisov i hap rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë: Kryeministri po gënjen në Bruksel

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Deklarata e djeshme per te shqyrtuar pjesmarrjen ne mbledhjen e KE per Shqiperine ,Serbine dhe Maqedonine e veriut ,beri qe Bullgaria te heqe veton per Maqedonine e veriut dhe duke bere Shqiperine evituar ate qe Shqiperia mund te ishte shtet jo mik i saj per vet situaten e krijuar nga bullgaret per Shqiperine.BE ka nevoje per reforma dhe per ceshtjen e integrimit nuk duhet lejuar veto si nje teke e shteteve anetare pet qellimet e tyre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In