• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diçka për protestën (leksion për hipokrizinë)

by Indrit Vokshi
17/10/2025 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Vokshi 

Protesta organizohet nga OVL-UÇK (Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK), jo nga Edi Rama.  

OVL organizoi në Prishtinë, në Hagë, sot i erdhi radha Tiranës, pastaj Shkupit. Është në kalendarin e protestave, çfarë lidhjeje ka Edi Rama këtu? Po atje në Hagë kush e organizoi? Fondacioni Soros i Holandës? 

Pse e paraqesin si protestë të Edi Ramës? Apo ju nevojitet ta paraqesin si të Edi Ramës që të justifikohen gjoja pse nuk shkuan? Ska asgjë që i justifikon por, gjithsesi puna e tyre. Apo do të grinden këta për protagonizëm, Rama nuk i voton rezolutën për të mos i dhënë protagonizëm këtij, ky shan protestën duke thënë është e Ramës që sna votoi rezolutëm, për të krijuar justifikimin e mospjesëmarrjes. 

Une isha aty dhe pashë e takova njerëz që nuk janë hiç me Edi Ramën, skanë qenë kurrë me të. Pashë edhe njerëz që janë me Edi Ramën. Por çfarë rëndësie ka? Kur je në event të tillë, ka prej të gjitha ngjyrave. 

Ishin politikanë të PS-së në rresht të parë? Kush i ndaloi politikanët e PD-së të ishin edhe ata në rresht të parë? Ishte psh Bujar Leskaj, askush nuk e ndaloi. Ishte Sami Lushtaku i PDK-së por ishte edhe Përparim Rama i LDK-së, Daut Haradinaj i AAK-së. Askush nuk ndaloi askënd, pavarësisht ndasive partiake. 

Shkoni edhe ju në rresht të parë, del pastaj se është protestë edhe e juaja. Apo sdoni të jetë e juaja? Thuaje mor zotni troç, nuk dua të shkoj në atë protestë sepse nuk dua që ata të lirohen nga burgu. Thuaje nuk shkoj, smë pëlqen, sjam me ta, kam interesa të tjera, fije të tjera. Është më e ndershme kjo. 

Sali Berisha pra, me status fb, i paska quajtur albanofobë shqipfolës ata që sipas atij po përdorin protestën e UÇK. Dhe ne të tjerët, rrjedhimisht, po u përdorkemi nga këta albanofobët shqipfolsë. Ska hall dmth pa i fyer njerëzit. 

Këta demokratët e sotëm, edhe unë si ish-demokrat, kemi shkuar te protesta e Ilir Metës; na ka folur Iliri për kushtetutën, për ndershërinë, kundër vjedhjes, abuzimit, mashtrimit etj. Dhe ne e kemi dëgjuar aty. Tani ketë moralistin e madh blu, dhe moralistët e vegjël pas tij, i shqetësoka hipokrizia, po thonë se ata tek protesta nuk e kanë seriozisht kur flasin për patriotizëm. Vetëm ky e ka seriozisht kur flet për patriotizmin. Pronë e këtij patriotizmi, kush nuk është me ketë, nuk quhet patriot.  

Fundja nuk është çudi sepse është i njejti që Rambujenë e ka quajtur “Kështjella e Tradhëtisë”. Aty ishin Rugova, Thaçi, Bakalli, Surroi, Qosja, ishin të gjitha partitë dhe intelektualët e Kosovës, e ata po bënin tradhëti, ndërsa vetëm ky ishte patrioti; të gjithë përfaqësuesit e Kosovës të të gjithë krahëve ishin tradhëtarë, vetëm ky, patriot. Ia vuri Rugova kufirin e se lejoi të shkelte në Kosovë deri në vitin 2006 kur Rugova vdiq.  

Gjithkush ka të drejtë të mos dojë dikë, të mos dojë diçka. Ka të drejtë të mbajë krahun e vet. Edhe Sali Berisha e kush e ndjek pas, kanë të drejtë të mos i duan krerët e UÇK. Kanë të drejtë edhe të çmenden nga inati pse Thaçi, Krasniqi, Selimi e Veseli kanë më shumë lavdi se ata, sepse ata do të mbeten në histori si njerëz që u ngritën qysh 20 vjeç dhe, bënë luftë. E në emër të këtij inati i duan në burg e mundësisht të poshtëruar e të shkatërruar. Se sta fal shqiptari as lavdinë as shkëlqimin, sadopak që të kesh. 

Ne skemi pse të adoptojmë inatet e tyre, as interesat e tyre, sepse skemi asnjëlloj rivaliteti me ta. Ne duam të mos i dënojnë kot. Kaq është e gjitha. Ai dhe ata, le ta thonë troç, nuk i duam, na vrasin sytë, e të mos fshihen pas fjalëve-maska, jo po morali, jo po hipokrizia, jo po shqiofolësit, jo po albanofobët. Thuaje troç si burrat, sdua, sjam me ta, sepse dihet që i urren e i do në burg.  

Për moral e hipokrizi mandej, këta e kanë dëshmuar se janë të gatshëm të mbështesin edhe tipa si ai Fredi Beleri me flamur të Vorio-Epirit, nuk e kanë hiç problem. Thjesht të mos na çajë dërrasat duke krijuar konflikte kot. Të deklarojë sdua të shkoj, kush është me mua të mos shkojë, dhe kaq. Ska nevojë për asnjë justifikim apo përdredhje, se ska justifikim që e shpërlan./Marrë nga profili në Facebook i autorit 

Next Post
Mijëra shqiptarë mblidhen në zemër të Tiranës: Liri për krerët e UÇK-së!

‘Qeveria e Kurtit, të dorëhiqet’/ Analisti: Protesta ‘pro-UÇK’ dëshmoi peshë të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In