• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dibra”, PS: Vendimi i Administratives, dëshmi e dështimit të drejtësisë në vend

by Java News
10/08/2016 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste reagoi sot ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë lidhur me mospranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të efekteve të Dekretit të Presidentit “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër”

“U njohëm sot me Vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë lidhur me mospranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të efekteve të Dekretit nr. 9716 datë 02.08.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër”, thekson PS në një deklaratë për shtyp.
Sipas PS, “Vendimi në fjalë është dështimi i radhës i drejtësisë në këtë vend. Ai është marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Administrative dhe ligjin e posaçëm që rregullon funksionimin e kësaj Gjykate. Së pari, vlerësojmë të informojmë opinionin publik se ky vendim nuk lidhet dhe nuk krijon pasoja për themelin e kërkimit tonë por vetëm me kërkimin e masës së sigurimit të padisë. Pritja e gjykimit të themelit të kërkimit do të jetë sfidë e rradhës për drejtësinë.
Së dyti, argumentet e përdorura për mospranimin e kërkesës sonë janë të pabazuara dhe në padijeni të plotë të ligjit. Sipas parashikimit të nenit 205 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Administrative, gjykimi i masës së sigurimit të padisë mund të shqyrtohet edhe në mungesë të palëve. Kjo është praktikë e konsoliduar e autoritetetit gjyqësor. Për më tepër, gjykatësi që sot u mor në mbrojtje me zell të madh nga Partia Demokratike për një kërcënim imagjinar dhe kjo Gjykatë, ka dhënë plot masa sigurimi edhe pa praninë e palëve”.

“Një gjykim kaq i mjerë profesionalisht dhe zbatimi i dy standarteve në drejtësi nga gjykatësi dhe Gjykata Administrative, është një tjetër alarm i fortë për pushtetin gjyqësor dhe domosdoshmërinë e fillimit të zbatimit pa humbur kohë të Reformës në Drejtësi”, shprehet PS.

Sipas Partisë Socialiste, “Edhe pretendimi i dhënies së vendimeve jopërfundimtare dhe mosplotësimi i kushteve formale të padisë janë një shkelje e hapur e ligjit, Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Administrative dhe praktikës gjyqësore”.

“Saktësojmë me këtë rast edhe faktin se Partia Socialiste nuk ka bërë ankim në Kolegjin Zgjedhor dhe ky fakt i bën pretendimet e ngritura në deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, një shpifje banale të radhës”, vijon deklarata e PS.

Ndërkohë që po, thekson PS, “Vetingu për gjykatës të tillë që shqelmojnë ligjin, interesin publik dhe profesionin e tyre pa pikën e turpit, është e vetmja zgjidhje! Dhe Partia Socialiste do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të qëndrojë e palëkundur pro Reformës në Drejtësi si një proces që do të pastrojë sistemin nga autorët e papërgjegjshëm të vendime gjyqësore të turpshme e të paligjshme si ky i sotmi”.

“E kuptojmë shumë mirë siç e kupton mbarë Shqipëria dhe bota demokratike, pse Partia Demokratike e ka kaq shumë problem zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe pse ajo rend të inkurajojë me deklarata shpifëse gjykatës të tillë. Por Reformën në Drejtësi dhe pastrimin e gjyqësorit nga veglat e padrejtësisë nuk e ndal dot më asgjë dhe askush”, përfundon deklarata e PS

Next Post

Çmime luksoze në plazhet e jugut... "Uji me bidon" kushton 5 mijë lekë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In